Flash

Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete të vjedhura, arrestohet një italian

Lapsi.al 29 January 2025
Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete të vjedhura,

Një 37-vjeçar italian është arrestuar në Tiranë, ndërsa është proceduar penalisht vëllai i tij pasi akuzohen se trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.

Arrestimi i 37-vjeçarit, Davide Simula është kryer në kuadër të operacionit "Luxury Cars". Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.

Nderkohë vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta dy persona.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI