A fire has broken out at the Etihad Stadium as Man City’s new players are welcomed on stage pic.twitter.com/36mEhuXH02
— Jam Williams-Thomas (@JamAntonioTV) January 29, 2025
Zjarri që shpërtheu jashtë Etihad Stadium
Shumë tifozë kishin mbërritur tashmë në stadium për të ndjekur prezantimin e blerjeve të fundit të City, por eventi u anulua pas shpërthimit të zjarrit jashtë stadiumit. Sipas mediave britanike, flakët dyshohet se nisën nga një kioskë e vogël hamburgerësh që ndodhet pikërisht aty pranë dhe u përhapën drejt impiantit, duke frikësuar kalimtarët. Lexo më tej: Liverpool, “favor” PSV për sfidën e fundit në Champions: lë jashtë 11 titullarët Sipas autoriteteve, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, kryesisht sepse zona u evakuua menjëherë dhe tifozët u zhvendosën në një vend më të sigurt. Tani shqetësimi kryesor është siguria e të gjithë stadiumit. Po kryhen vlerësime për të kuptuar nëse ka dëmtime dhe nëse ndeshja mes Manchester City dhe Brugge mund të zhvillohet siç ishte planifikuar, edhe pse mund të nisë me disa minuta vonesë.One of the merchandise shops outside outside the Etihad has gone on fire - no injuries fortunately #MCFC #UCL pic.twitter.com/dHTW6hXOL0
— Chris Chambers (@Chris_Chambo_) January 29, 2025