Pse PSG dhe Stuttgart kualifikohen me një barazim?
Me 11 pikë, një skuadër siguron playoff-in. PSG dhe Stuttgart aktualisht kanë nga 10 pikë dhe përballen sonte. Prandaj, një barazim do t’i kualifikonte të dyja. Spekulimet rreth kësaj ndeshjeje janë të shumta, madje edhe bastvënësit në mbarë botën e shohin barazimin si rezultatin më të mundshëm.Luis Enrique kërkon fitoren ndaj Stuttgart
Por këto zëra dhe aludime i shqetësojnë shumë trajnerët e të dyja skuadrave. Luis Enrique ishte i prerë dhe i drejtpërdrejtë në konferencën për shtyp të prag-ndeshjes. PSG dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij dhe do të përpiqet ta bëjë këtë duke fituar, pa ndryshuar stilin e lojës apo mënyrën se si e interpreton futbollin: “Eksperienca më ka mësuar se kur nuk je i vetëdijshëm për atë që ndodh në fushë, nuk bën atë që duhet të bësh. Ne nuk do të spekulojmë me rezultatet e tjera. Do të luajmë njësoj. Do të përpiqemi të fitojmë për të rritur pikët dhe për t’u ngjitur në renditje.”?️? Luis Enrique appeared in front of the media before #VFBPSG at the Stuttgart Arena ⤵️#UCL https://t.co/QLPWG1kq1e
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 28, 2025