Flash

Liverpool, “favor” PSV për sfidën e fundit në Champions: lë jashtë 11 titullarët

Lapsi.al 29 January 2025
Liverpool, “favor” PSV për sfidën e fundit në
E gjithë Champions League luhet njëkohësisht sot në orën 21:00, me 18 ndeshje që zhvillohen në të njëjtën kohë për të garantuar maksimumin e barazisë në këtë raund të fundit të fazës së grupeve, ku gjithçka mbetet ende për t’u vendosur. Deri tani, vetëm dy ekipe e kanë siguruar kalimin direkt në 1/8-at e finales: Liverpool dhe Barcelona. Të kuqtë përballen me PSV-në në sfidën përmbyllëse të kësaj faze. Pavarësisht çdo rezultati, kjo ndeshje nuk do të ndryshojë asgjë për anglezët, por është jetike për holandezët, të cilët ende shpresojnë të sigurojnë kalimin direkt në 1/8-at e finales. Nuk do të jetë e lehtë, madje shumë e vështirë, por me 11 pikë të grumbulluara, PSV synon të paktën një vend në fazën “playoff”. Pas fitores dramatike 3-2 në fushën e Crvena Zvezdës në xhiron e shtatë, holandezët mbeten në garë për kualifikimin. Ata e mbyllin këtë fazë duke pritur në shtëpi Liverpoolin, ekipin e pamposhtur që kërkon fitoren e tetë radhazi. Megjithatë, trajneri i Liverpool, Arne Slot, i befasoi të gjithë kur publikoi listën e të grumbulluarve për këtë ndeshje: plot 12 lojtarë kryesorë nuk do të jenë pjesë e skuadrës, përfshirë të gjithë yjet e ekipit.

Liverpool pa lojtarët kryesorë: vendim taktik apo ndihmë për PSV-në?

“Ne duam të përfundojmë në vendin e parë, por duhet të shohim nëse kjo do të jetë vërtet një avantazh,” tha Slot në konferencën e djeshme për shtyp, duke shpjeguar zgjedhjen për të mos grumbulluar shumicën e titullarëve. Lista e atyre që mbeten jashtë është mbresëlënëse: Alisson, Trent Alexander-Arnold, Ibrahima Konaté, Ryan Gravenberch, Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai, Luis Díaz, Joe Gomez, Diogo Jota dhe Curtis Jones nuk janë të përfshirë. Po ashtu, edhe dy liderët e ekipit, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, nuk do të udhëtojnë drejt Holandës.

Reagimi i Slot: “Nuk ka asnjë ndikim në renditje”

Lënia jashtë e yjeve të skuadrës duket qartë si një mundësi e madhe për PSV-në që të kërkojë fitoren kundër një Liverpooli të dobësuar. Kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën e skuadrave të tjera për një vend në fazën me eliminim direkt. Megjithatë, Slot e mbrojti vendimin e tij, duke u shprehur: “Jam 100% i sigurt se nuk ka rëndësi nëse e përfundojmë grupin në vendin e parë apo të dytë. Do të luajmë kundër skuadrave të renditura në vendet 15, 16, 17 ose 18 dhe më pas gjithçka do të vendoset nga shorti. E vetmja gjë që dihet është se nuk mund të zbresim në vendin e tretë,” shpjegoi ai, duke shtuar: “Po luajmë shumë ndeshje dhe duhet të mendoj për afatin e gjatë.”

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI