Flash

Lexojeni për zbavitje/ SPAK "kujtohet" për krimet zgjedhore, njofton Task Forcën

Lapsi.al 29 January 2025
Lexojeni për zbavitje/ SPAK "kujtohet" për krimet zgjedhore,

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar planin e masave për të garantuar integritetin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Nëpërmjet këtij dokumenti, SPAK beson se do të parandalojë dhe hetojë krimet zgjedhore, duke përfshirë korrupsionin, përdorimin e aseteve publike në zgjedhje dhe ndërhyrjen e grupeve kriminale në proceset zgjedhore. Në krye të kësaj strukture të re do të jetë vetë Altin Dumani dhe parashikohet të hetohen edhe përdorimi i parave publike gjatë periudhës zgjedhore.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur një task forcë për hetimin e krimeve zgjedhore. Në një njoftim për mediat, SPAK bën të ditur se në krye të kësaj grupi të posaçëm do të jetë vetë Altin Dumani, i cili do të hetojë veprimtaritë e dyshimta gjer në 11 maj.

“Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë dhe staf administrativ mbështetës, të ndarë sipas 12 Qarqeve dhe 61 Bashkive. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor”, lexohet në njoftimin e SPAK-ut.

Por, Dumani nuk do të jetë i vetëm në këtë betejë pasi parashikohet bashkëpunimi me një sërë institucionesh publike.

“Drejtuesi i Prokurorisë do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve. Një nga hetuesit e BKH-së do të caktohet si person përgjegjës për kontaktin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave në kohë reale”, shtohet më tej në njoftim.

Sipas kësaj strategjie, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të fusë në sitë edhe paratë e qeverisë nga tani e deri në 11 maj, ku një grup pune i përbërë nga hetues financiarë do të monitorojë përdorimin e buxhetit publik dhe investimet gjatë periudhës zgjedhore: “Çdo shkelje e rregullave financiare do të ndiqet me ashpërsi, duke garantuar që burimet publike të mos shpërdorohen për qëllime zgjedhore. Denoncimet e dokumentuara dhe të bazuara në prova janë thelbësore për të zbuluar dhe ndjekur penalisht çdo akt kriminal që cenon integritetin e zgjedhjeve”.

Beteja kundër krimeve elektorale duhet të jetë gjithëpërfshirëse, dhe SPAK fton që pjesë e saj të bëhen edhe qytetarët duke ngritur një platformë denoncimesh: “Informacionet e marra nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Ndërkohë kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Prokurorët detyrohen që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale”.

Të këshilluara

Italia i njeh Kosovës patentat

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentat në të dyja shtetet. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të...

15:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI