Flash

Kolo Muani nuk mund të luajë në Juventus-Benfica në Champions: ja ç'thotë rregullorja

Lapsi.al 29 January 2025
Kolo Muani nuk mund të luajë në Juventus-Benfica në

Randal Kolo Muani mbërriti te Juventus vetëm disa orë pas zyrtarizimit të transferimit të tij nga PSG te bardhezinjtë. Goli i tij, që i dha avantazhin e përkohshëm Juventusit kundër Napolit në “Maradona”, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e parë në kampionat ndaj skuadrës së Antonio Contes. Gjithsesi, sulmuesi francez pati një ndikim të menjëhershëm në aventurën e tij të re në Itali, duke zënë menjëherë vendin e Dusan Vlahovic, i cili ishte detyruar të luante në vazhdimësi në fillim të sezonit për shkak të dëmtimit të Milik.

Tani, Thiago Motta ka në dispozicion një sulmues polivalent me cilësi të jashtëzakonshme, i aftë si teknikisht, ashtu edhe në lëvizjet pa top. Për momentin, Kolo Muani është preferuar ndaj Vlahovic, me serbin që kundër Napolit u aktivizua vetëm në minutat e fundit. Një armë shtesë në sulm për trajnerin e Juventus, por që ai nuk do të mund ta përdorë kundër Benficës në Champions League, në ndeshjen e fundit të fazës së re të grupeve që ka karakterizuar për herë të parë këtë kompeticion. Arsyeja? Rregullorja aktuale nuk i lejon që të zbresë në fushë.

Rregullorja bllokon Kolo Muani për sfidën ndaj Benfica

Thiago Motta do të duhet të bëjë pa sulmuesin francez për ndeshjen e rëndësishme ndaj Benficës. Arsyeja lidhet drejtpërdrejt me rregullat e UEFA-s: Kolo Muani ka luajtur në fazën e parë të Champions League me PSG-në e Luis Enrique, dhe sipas rregullores, listat e lojtarëve mund të përditësohen vetëm pas përfundimit të kësaj faze, para raundit “playoff” ose 1/8-ve të finales.

Duke qenë se është e vështirë të imagjinohet që Juventusi të kalojë direkt në 1/8-at, duket thuajse e sigurt që bardhezinjtë do të duhet të luajnë në fazën “playoff”, e cila vendos fatin e kualifikimit.

Përfaqësimi i Kolo Muani në Champions me PSG

Kolo Muani do të ishte një përforcim i madh për Juventus në sfidën e rëndësishme me eliminim direkt që i pret në fazën e ardhshme. Ish-sulmuesi i PSG, i cili pritet të rikthehet në Francë në fund të sezonit, do të mund të luajë vetëm nga faza e ardhshme e turneut. Me fjalë të tjera, Juventus mund ta aktivizojë atë që nga sfidat me vajtje-ardhje të “playoff”.

Gjatë këtij sezoni, më saktësisht në Champions League, Kolo Muani ka luajtur 4 ndeshje me PSG-në, duke grumbulluar një total prej 103 minutash kundër Girona, Arsenal, PSV dhe Atletico Madrid.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI