Flash

Hamilton përplas keq Ferrarin SF-23 në testet në Barcelonë: ja gjendja e pilotit

Lapsi.al 29 January 2025
Hamilton përplas keq Ferrarin SF-23 në testet në Barcelonë:
Aksidenti i parë për Lewis Hamilton me Ferrarin. Gjatë sesionit të tij të ngarjes në ditën e dytë të testeve në Barcelonë, shtatë herë kampioni botëror humbi kontrollin e SF-23 në sektorin e tretë të Montmelò-s, në kompleksin e kthesave që të çon drejt finishit në linjën e bokseve. Nuk ka pasoja fizike për Sir Lewis, por duket se monoposti ka pësuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në pjesët aerodinamike dhe pezullimin. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi në mesditë. Në pritje të konfirmimeve zyrtare, hipoteza kryesore është një gabim në frenim. Kujtojmë që, pas debutimit-event në Fiorano javën e kaluar, në Barcelonë Hamilton po kryen një test më të thelluar, me mundësinë për të kërkuar performancën maksimale. Ky incident, megjithatë, do të vonojë (dhe ndoshta do të anulojë) pjesën e dytë të sesionit të planifikuar për Charles Leclerc. Lexo më tej: Në Maranello është dita e Hamilton: “Gjithmonë kam ëndërruar të drejtoj Ferrarin Riparimet e nevojshme do të kërkojnë kohë, duke marrë parasysh se monoposti duhet të përshtatet me karakteristikat e Leclerc. Kjo mund të ndryshojë edhe programin e ditës së tretë dhe të fundit të testeve, duke i detyruar dy pilotët kryesorë të punojnë jashtë programit të planifikuar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI