Flash

Berisha: Do heqim mesataren e hyrjes në universitet, 2000 € pagat e pedagogëve

Lapsi.al 29 January 2025
Berisha: Do heqim mesataren e hyrjes në universitet, 2000 € pagat e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin dhe shkencën u ndal edhe te tarifat e studentëve dhe pranimet në universitet. Gjatë fjalës së tij, Berisha dekaroi se nëse PD vjen në pushtet do të hiqet mesatarja për pranimet në universitete dhe se do të përgjysmohen tarifat e studentëve. Berisha deklaroi gjithashtu se do të dyfishohen rrogat e mësuesve dhe rroga minimale e pedagogut sipas tij do të jetë 2000 euro.

"Një qendrim tjetër ndaj studentëve. Pranimet në universitete do jenë tjera, nuk është më mesatarja ajo që udhëheq, jo, do të hiqet. Sigurisht që, pranimet do të jenë transparente. Tarifat do të përgjysmohen, minimumi. Unë e kuptoj dhe mirëkuptoj botën akademike, e cila për mungesë buxheti shikon te tarifat e studentëve një burim shumë të rëndësishëm të të ardhurave.

Por garantoj se, buxheti do të dyfishohet për arsimin, ndërkohë tarifat, nuk mund të paguajë studenti në Shqipëri tarifë dy-tri herë më të lartë se studenti në Austri, apo se studenti në Gjermani, apo se studenti në Francë. Këto janë gjëra absurde, në një kohë kur prindërit te atyre studentëve kanë të ardhurat 5-6 herë më të mëdha se prindërit e këtyre këtu. Merr fund kjo!" - tha Berisha që bëri premtime edhe për rritje pagash.

"Rrogat e mësuesve do të dyfishohen. Rroga minimale e pedagogut do shkojë në 2000 euro. Numri i studentëve për pedagogë do përgjysmohet. Nuk ishim afër standardit të OECD-së në vitin 2005, dyfishuam numrin e asistentëve dhe pedagogëve, shkuam në 11.600, nga 6000 që ishin, tani kanë zbritur përsëri në 6000, kanë ikur. Iu bëjnë superngarkesa, nuk i japin asnjë hapësirë për kërkime shkencore" - tha kreu i PD. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI