Flash

Vdekja e 12-vjeçarit, familja kallëzon mjekët e QSUT

Lapsi.al 28 January 2025
Vdekja e 12-vjeçarit, familja kallëzon mjekët e QSUT

Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, kanë kallëzuar në penalisht mjekët e QSUT bëjnë me dije burime për News24.

Ata akuzojnë këta mjekë për neglizhencë, dhe mos trajtim siç duhet të djalit të tyre.

Nëna e Leo Sadikut, Roveta Sadiku, e cila më herët ka rrëfyer historinë e djalit të saj, ka përgenjështuar lajmet e publikuara në disa media, ku flitet për dhunë ndaj mjekes që ka trajtuar djalin e saj.

“Jam përballur me mjeken në QSUT, teksa kishim mbesën në spital. Kur e kam parë më janë errur sytë, dhe më është rikthyer e gjitha çfarë kishte ndodhur. I kam thënë se pse ma vrau djalin dhe i jam afruar. Aty me ka rënë të fikët. Ka pasur dëshmitar që nuk e kam dhunuar atë mjeke. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë dhe pres që për djalin tim 12-vjeçar, të bëhet drejtësi”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI