Flash

SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve

Lapsi.al 28 January 2025
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Ervis Martinajt e

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ditën e sotme sekuestrimin e pasurive të biznesmenit të basteve sportive Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Mësohet se Prokuroria e Posaçme kërkon që lista me 34 pasuri e Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, që kap vlerën e miliona eurove, t'i kalojnë përfundimisht shtetit.

Ndërkohë që pasuritë që SPAK ka kërkuar konfiskimin janë shoqëritë 'King Kasino', 'Alba Telecommunication', 'REAL FENIX', 'Albania Baste Live' dhe disa kompani të tjera në pronësi të familjarëve të tij. Po ashtu SPAK kërkon sekuestron e disa apartamenteve, makinave, pronë e paluajtshme tip tokë si dhe një llogari bankare me vlerë 1.878.299 lekë.

Mes pasurive të Martinajt është sekuestruar dhe vila që ky i fundit kishte në Surrel. Ndërkohë që bëhet me dije se pasuritë ishin në emër të Martinaj dhe të familjarëve të tij: Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj dhe Valentino Kaco.

Të këshilluara

REL: Italia dërgon në Shqipëri 49 emigrantë

Një anije e marinës italiane ka arritur më 28 janar në Shqipëri me 49 emigrantë në bord, të cilët u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare. Në Shqipëri, atyre do t’iu...

10:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI