Flash

REL: Dorëheqja e Vuçeviç mund të mos i ndalë protestat

Lapsi.al 28 January 2025
REL: Dorëheqja e Vuçeviç mund të mos i ndalë

Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç mund të mos jetë e mjaftueshme për t’iu dhënë fund protestave që kanë përfshirë këtë vend prej incidentit të nëntorit në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e shembjes së një cope të madhe betoni kanë vdekur 15 persona.

Ndonëse dorëheqja e Vuçeviç ka qenë ndër kërkesat fillestare të protestuesve, ata e kanë avancuar pozicionin me kalimin e kohës.

Në fillim, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçeviç dhe kryetarit të Novi Sadit, Millan Gjuriq. Edhe Gjuriq ka dhënë dorëheqje më 28 janar.

Pavarësisht këtyre dorëheqjeve, studentët kanë paralajmëruar protesta të reja. Përmes një postimi në Instagram, përfaqësuesit e studentëve kanë thënë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Njoftimi për dorëheqje është bërë pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 27 janar, se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar. Kështu, Vuçiq duket se ka tentuar t’i ulë tensionet, ndonëse protestat janë zgjeruar secilën herë e më shumë.

Në natën mes 27 dhe 28 janarit, protestuesit janë përkrahur nga bujqit, të cilët kanë bllokuar me traktorët e tyre rrugë kryesore të kryeqytetit serb, Beogradit. Me kalimin e kohës, zemërimi për vdekjet në Novi Sad është zgjeruar me kërkesa tjera.

Protestuesit kanë thënë se nuk janë të interesuar në politikë dhe nuk i shohin dorëheqjet si problemin kryesor. Ata insistojnë që institucionet serbe të punojnë siç duhet.

“Ne do të dëshironim të jetonim në një shtet ku çdo institucion mund të bëjë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa korrupsion apo presion të jashtëm”, ka thënë studentja universitare, Jana Llomiq në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Shumë studentë kanë qëndruar në tenda përgjatë natës.

Ata e kanë mbështetjen e partive opozitare të Serbisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se Qeveria do të dorëzojë kërkesë për votëbesim në parlament më 29 janar. Opozita ka thënë se kjo është kërkesë e vjetër dhe që mbështesin pozicionin e studentëve.

Ata i kanë katër kërkesa kryesore:

Qeveria e ka miratuar në dhjetor rritjen prej 20 për qind në buxhetin e vitit 2025.

Vuçiq ka thënë se të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me rindërtim të stacionit hekurudhor tashmë janë bërë publike. Por, presidenti serb e ka bërë këtë deklaratë edhe më herët dhe është hedhur poshtë nga disa protestues.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për negociata dhe bashkëpunim, por nuk duam që askush të luajë me neve, dhe është e qartë se kjo ka ndodhur për dy muaj”, ka thënë Nikolla Mutavxhiq, student i Juridikut, që ka marrë pjesë në bllokadën 24-orëshe të trafikut në Beograd, më 27 janar.

Vuçiq ka thënë se do të pezullohen edhe akuzat kundër protestuesve dhe që 37 individë po përballen me procedura penale për sulmet ndaj studentëve.

Është e paqartë nëse të gjitha akuzat do të pezullohen, edhe nëse sulmuesit e dyshuar do të përballen me drejtësinë.

Lëvizja e studentëve nuk ka liderë. Ata i marrin vendimet me shumicë votash.

Nuk është e qartë edhe se çfarë do të ndodhë në parlament më 29 janar. Një votëbesim, kur kryeministri veçse ka dhënë dorëheqje, duket vendim pa ndonjë rëndësi, dhe ka pak mundësi që të ulë zemërimin publik.

“Me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet i gjithë kabineti, prandaj në terma praktikë nënkuptohet që e gjithë Qeveria ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Vuçeviq më 28 janar.

Kabineti qeveritar pritet të takohet në pasditen e 28 janarit. Sipas Kushtetutës së Serbisë, Qeveria do të jetë në pushtet edhe për 30 ditë, derisa të miratohet përbërja e re qeveritare nga parlamenti.

Nëse diçka e tillë nuk ndodh, Vuçiq duhet të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.

Partitë opozitare kanë bërë thirrje për formim të një qeverie të përkohshme, diçka që është hedhur poshtë nga Partia Progresive Serbe e Vuçiç./REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI