Flash

Përshkallëzohet protesta në Serbi, plagoset rëndë një studente

Lapsi.al 28 January 2025
Përshkallëzohet protesta në Serbi, plagoset rëndë

Një studente ka mbetur e plagpsur rëndë gjatë protestës masive të zhvilluar në Serbi gjatë 24 orëve të fundit. Mediat vendase shkruajnë se protesta është shoqëruar me përplasje fizike, dhe një studente ka mbetur e plagosur rëndë gjatë tubimit.

Disa fakultete kanë dënuar sulmin ndaj studentes dhe kërkojnë që autorët të ndëshkohen sipas ligjit. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 4 persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale të sjelljes së dhunshme dhe lëndime të rënda trupore. Sakaq raportohet se protesta është drejt përfundimit, pasi siç ishte lajmëruar tubimi do të zgjaste vetëm 24 orë. Protestuesit kanë filluar të largohen me grupe të vogla.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI