Flash

Homazhet për Janullatosin/ Dy ditë bllokim rrugësh në Tiranë (Harta)

Lapsi.al 28 January 2025
Homazhet për Janullatosin/ Dy ditë bllokim rrugësh në

Ka mbërritur sot në Tiranë trupi i pajetë i kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos. Qindra besimtarë e pritën kryepeshkopin me lule dhe gjethe dafine.

Arkëmorti u shoqërua nga klerikët e vendit dhe u dërgua në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, ku do të mbahen homazhe deri në ditën e enjte (30 janar), kur do të mbahet edhe ceremonia mortore.

Po sot, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes të homazheve për kryepeshkopin Anastas, që do të bëhen në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”.

Nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë.

Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

– ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

– ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.

Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Të këshilluara

Drejtori i RTSH, gara po trukohet

Një puç flagrant ka ndodur në garën për drejtor të hapur nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, që ka votuar sot për Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni. ...

22:07

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI