Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Gaz Bardhi/ Mazhoranca, atentat ndaj gjykatës kushtetuese

Lapsi.al 28 January 2025
Gaz Bardhi/ Mazhoranca, atentat ndaj gjykatës kushtetuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një reagim në platformën "X" ku thotë se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës.

Bardhi shkruan se prej kohësh ka një tendencë të mazhorancës socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:

Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës. Prej kohësh ka një tendencë të mazhorancës socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese, përmes vënies në diskutim të mandatit të disa prej anëtarëve të saj.

Kjo lojë që vazhdon tashmë prej muajsh, ndërkohë që Kushtetuta dhe ligji organik janë krejt të qartë: Përveç dy gjyqtarëve (Holta Zaçaj - 2025 dhe Sandër Beci - 2028), Kushtetuta dhe ligji kanë parashikuar një mandat të plotë 9-vjeçar për të gjithë gjyqtarët e tjerë kushtetues.

Prandaj vazhdimi i kësaj loje dhe çdo lexim i ndryshëm i Kushtetutës dhe ligjit, është duke cënuar rëndë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve kushtetues.

Kjo përbën një përpjekje të qartë për kapjen dhe vendosjen nën kontrollin politik të mazhorancës gardianin suprem të Kushtetutës, Gjykatën Kushtetuese. Dhe kjo padyshim është një atentat për asgjesimin e vetë Kushtetutës!

Të këshilluara

REL: Italia dërgon në Shqipëri 49 emigrantë

Një anije e marinës italiane ka arritur më 28 janar në Shqipëri me 49 emigrantë në bord, të cilët u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare. Në Shqipëri, atyre do t’iu...

10:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI