Flash

Berisha: Ahmetaj ekspozoi luksin e shfrenuar të Ramës

Lapsi.al 28 January 2025
Berisha: Ahmetaj ekspozoi luksin e shfrenuar të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli në lidhje me intervistën e pulikuar mbrëmjen e djeshme të ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj. Berisha u shpreh se Ahmetaj në autopsinë e tij ndaj regjimit informoi shqiptarët se vetëm me dherat që i paguajnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt kompanitë e ndërtimit kanë fituar mbi 70 milionë euro.

Ai shtoi se Ahmetaj e quan AKSHI-n kopshtin privat të Edi Ramës, ku ai vjedh, ku baxhanaku i tij fiton me dhjetëra tendera, importon kompjutera të çmime të dhjetëfishta duke nxjerrë dokumente para jush qytetarë nga tatimet. Berisha tha se Rama ka marrë dhjetëra milionë për sigurimin e mjeteve dhe së fundmi mori edhe SPAK-un e partisë për sibersigurinë. Kreu i PD-së shtoi se Ahmetaj ekspozoi luksin e shfrenuar të Ramës ndërsa pi një shishe vere 33 mijë euroshe.

Fjala e Berishës:

Arben Ahmetaj në autopsinë e tij ndaj regjimit, ndaj Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale, informoi shqiptarët se vetëm me dherat që i paguajnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt kompanitë e ndërtimit, të detyruara t’i depozitojnë aty ku do Edi Rama, këta të dy hajdutë kanë fituar mbi 70 milionë euro.

Gjë e cila nuk ekziston fare në kontratën e djegësit, pra janë veças nga 130 milionë euro.

Të paimagjinueshme janë vjedhjet e Edi Ramës në AKSHI-n e tij, ku baxhanaku shpenzon 77 mijë euro dhe fiton 20-30 herë më shumë. Natyrisht me big-baxhanakun. Ai e quan AKSHI-n kopshti privat i Edi Ramës, ku ai vjedh, ku baxhanaku i tij fiton me dhjetëra tendera, importon kompjutera të çmime të dhjetëfishta duke nxjerrë dokumente para jush qytetarë nga tatimet.

Është një monstër e vërtetë, që ka marrë dhjetëra milionë për sigurimin e mjeteve dhe së fundmi mori edhe SPAK-un e partisë për sibersigurinë. Dhe që dy urdhra arresti që u firmosën, duket për drejtoreshën dhe baxhanakun, u grisën dhe vjedhja vazhdon pa ndërprerë. Ajo çka ishte një dimension tjetër i shëmtuar i këtij regjimi në intervistën e Arben Ahmetajt ishte jeta e shfrenuar e luksit që Edi Rama si një birbo i pamëshirë ndaj shqiptarëve bënte vetë dhe familja e tij. Kur kisha lexuar më parë nga një gazetar se ai me një shishe Romano Konti përpara po deklaronte këto dhe ato, të më falë gazetari, po unë e quajta këtë një dekorim nga ai, një zbukurim.

Por Arben Ahmetaj nxori dëshmi se jo një shishe, po shishet më të kushtueshme të verës që njihet si një nga tre legjendaret e verave franceze. Verë që ai vit prodhimi shkonte në 33 mijë euro.

Kur ulet pra ky në tryezë në atë restorantin e luleve në kryeministri, në një drekë kullufit 200 pensione apo 33 biftekë të Nusretit që kullifiti Belinda në Dubai. Por që një kryeministër, iu garantoj se në botë nuk ekziston një kryeministër që mund të përdorë në institucion shtetëror, një verë të tillë. Kurrë, kurrë. Këtë e përdor vetëm një bos mafioz, padrino, të cilit qytetarët i duken liliputë, njerëz pa asnjë vlerë, për të mos thënë inekzistentë, që nuk sheh asgjë nga hallet dhe problemet e tyre.

Të këshilluara

Berisha: Protesta e radhës më 8 shkurt

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha se protesta e radhës do të mbahet të sht...

13:49

REL: Italia dërgon në Shqipëri 49 emigrantë

Një anije e marinës italiane ka arritur më 28 janar në Shqipëri me 49 emigrantë në bord, të cilët u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare. Në Shqipëri, atyre do t’iu...

10:14

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI