Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Ç’të re tha Arben Ahmetaj

Lapsi.al 28 January 2025
Ç’të re tha Arben Ahmetaj

Sa herë që Arben Ahmetaj i dhuron episodin e radhës Çim Pekës në debatin publik ngre kokë një dilemë: A tha diçka të re? A nxori fakte? Ai i provon dot akuzat që bëri?

Këtë herë mesazhet që erdhën nga Zvicra nuk kishin të bënin me korrupsionin tashmë të stërditur. As me mënyrën se si jepen tenderat e rrugëve, sesi abuzohet me paratë e AKSH-it, se si u ndërtua Eco Parku, apo se ku shkuan paratë e tunelit të Llogarasë.

Për to, të gjithë ata që rreken të relativizojnë një eveniment mediatik mund të vijojnë të thonë: po këto ne i dinim. E njëjta logjikë vlen edhe për akuzat diskredituese, për dy standartet e SPAK-ut, apo për lidhjet e pushtetit rilindas me ergysërinë e botës së krimit.

E reja këtë radhë është tjetër. Jo tek denoncimi për mëkatet e qeverisjes, por si rrëfim i bashkëpunëtorit që ka i ndenjur më pranë se kushdo, atij që po përshkruan sot. Vlera e saj nuk qëndron thjeshtë tek vizatimi i portretit të politikanit Rama, por, në të kundërt, tek dëshmia mbi jetën private, veset, tekat, kapriçot e drejtuesit të plotfuqishëm të vendit.

Intervista / Pse goditja e Ben Ahmetajt u fokusua te Belinda Balluku

Ish numri dy i qeverisë nuk tregoi thjeshtë për “krimet” e kryeministrit, por për shtrëmbimin karakterial që atij i janë bërë gati një çerekshekulli pushtet. Arben Ahmetaj këtë radhë foli për jetesën prej sheiku në të cilën është zhytur Edi Rama. Ai na rrëfeu për drekat që shtrohen në dhomën e luleve, mjedisin e ngrënies në kryeministri, ngjitur me zyrën e tij, ku hapen shishe verërash që kushtojnë 33 mijë euro. Ai na tregoi për vanitetin e udhëtimeve me çarter, ato për të cilat nuk u la kurrë të ngrihej një komision hetimor, vlera e të cilave, sipas llogarive të bëra nga burime të pavarura, është e barabartë me shifrën e humbjeve që po e shpien drejt falimentimit kompaninë Air Albania. Ai përmendi me emër qëndrën lukzose të detoksit në Bolzano, ku një javë qëndrim e çiftit Rama, e paguar nga një biznesmen përfitues lejesh ndërtimi në Tiranë, ka kushtuar 20 mijë euro. Ai foli për biletat e ndeshjes së basketbollit në NBA, dhuratë nga “njërëz të panjohur”, që ligji shqiptar e kërkon të deklarohen, që e kalojnë shifrën e 22 mijë dollarëve.

Pikërisht kjo zhytje mes luksit, kjo përhumbje e sensit të realitetit, këto vese që burojnë nga mungesa e llogaridhënies dhe mbretërimi në një sistem pa konroll dhe pa balancë, ishin risia e episodit të tretë të serialit Ahmetaj.

Ahmetaj: Në projektin e Eko-Parkut e përfshirë familja e Ramës

Sado paradoksale që të duket, rrëfime të tilla të bëjnë të mendosh se ndoshta qe më mirë që autori i tyre arriti t'i shmangej drejtësisë dhe t'u shpëtonte kthetrave të SPAK-ut, të cilat çuditërisht, nuk kanë pasur forcë të bëjnë të flasë kundër “shefit”, askënd nga ata që kanë arritur të plasin brenda. Arben Ahmetaj vendosi të arratisej, duke kryer atë që ndoshta s’do kishte pasur mundësi ta realizonte në qelitë ku po rezulton e ndaluar të bësh të penduarin.

Natyrisht edhe pas shpalosjes së kësaj tabloje do të ketë nga ata që do të thonë se nuk u bindën me fakte për përmasat përrallore të jetës së atij që vazhdojnë të votojnë. Do gjenden midis tyre që do këmbëngulin se nuk kanë parë asnjë foto të Ramës në Palazzo di Merano, se nuk ka asnjë provë për tapën e hapur të Romanée Conti në dhomën e luleve, se askush nuk ka nxjerrë ndonjë faturë fluturimi një orësh me vlerë 15 mijë euro.

Por edhe për verbërinë apo cinizmin e tyre ekziston një përgjigje. Sepse ato mbështeten mbi një premisë bazike. Në atë që Arben Ahmetaj s’duhet besuar, pasi është një gënjeshtar patologjik. Një i sëmurë, që ndjenja e urrejtjes apo yshtja e hakmarrjes, e bën të vizatojë një realitet monstruoz. Një mashtrues ordiner që nuk trillon vetëm për tenderat, koncesionet dhe lidhjet me krimin, por që qenkesh aq meskin, sa të fantazojë edhe për detaje të imta të jetës së përditshme.

Hakmarrja e Ramës ndaj Ahmetajt/ Si po zhvillohet lufta mes të dyve

Në fakt, kjo alibi ka një problem. Sepse Ahmetaj ka qenë një nga anëtarët më jetëgjatë të qeverisjes Rama. Ai ka mbajtur portofolet e ekonomisë dhe financave. Ai është ulur për plot tetë vite në tryezën e Këshillit të Ministrave. Edhe pas një shkarkimi të shkurtër Rama e thirri sërish në qeveri, për të menaxhuar krizën e tërmetit dhe më pas atë të vaksinave. Pas zgjedhjeve të fundit e gradoi zv/kryeministër. Pra, edhe nëse ai paskësh qenë trilluesi patologjik dhe fantazisti i sëmurë, a nuk mbakërka përgjegjësi lideri që i ka servirur shqiptarëve një njeri të tillë, si personazh kyç të mbretërimit të vet?

Në këtë pikë, është vërtet vështirë të zgjedhësh, nëse i duhet besuar më mirë versionit të një kryeministri, të cilin pushteti i gjatë e ka zhgrryer në vese, apo, në të kundërt, atij se ai na ka vënë mbi kokë qeveritarë të ngjashëm me versionin e Ahmetajt që kërkon të na shesë sot.

Për Edi Ramën të dyja këto hipoteza janë po aq diskredituese, sa edhe demaskuese. Ndërsa për ata që përpiqen të kuptojnë, pandehma e një autokrati të cilin vaniteti e ka zhytur në lluks, ka më tepër gjasë të jetë e besueshme. Prandaj në portretin risi që skicoi për publikun, duket sikur Ahmetaj ka të drejtë, qoftë edhe nëse vetë po e bën këtë, me ndjenjën e atij që i duket sikur u përjashtua nga kjo lloj jete, në mënyrë të padrejtë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Sazani një investim politik, jo strategjik

Pas marrjes së ishullit më të rëndësishëm dhe më të bukur shqiptar nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit Trump, vihet re një nxitim i socialistëve për ta par...

12:14

Sazani, ishulli i thesarit për Ramën

Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat tona i thonë të vërtetën publikut, ishte tejet interesante të shikoje se si u pasqyrua vendimi për shp...

09:25

Si të jetohet në vitin G-Zero

Kemi hyrë në periudhën më të paparashikueshme prej viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Ja shtatë shenja të shënuara kalimthi për rrugëtimin para G-Zer...

17:09

Fuck checking

Gazetat kryesore që bërtasin me zhurmë kundër ndalimit të politikës të kontrollit të fakteve nga Facebook dhe Instagram i ngjajnë një bordelloje ku, që nga pron...

12:21

Pse Rama është i dënuar ta mbrojë Veliajn

Sa më shumë që Erion Veliaj po shpenzon kohë me kolegët e SPAK-ut, në dëm të qytetarëve të Tiranës, aq më e fortë po bëhet një dilemë që ka kapluar qarqet polit...

18:02

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI