Flash

44 emigrantë përfundojnë në Gjadër, 5 kthehen në Itali

Lapsi.al 28 January 2025
44 emigrantë përfundojnë në Gjadër, 5 kthehen në

Anija patrulluese e marinës italiane “Cassiopea”, me 49 emigrantë të shpëtuar gjatë fundjavës në ujërat ndërkombëtare në jug të ishullit Lampedusa mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit. Anija hyri në port në orën 07:30. Shumica e emigrantëve në bord ishin nga Bangladeshi, por kishte edhe nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Do të ketë procedura të përshpejtuara kufitare për ata që vijnë nga “vende të sigurta” dhe që nuk kanë dorëzuar dokumentet e identitetit. Megjithatë, 5 nga 49 emigrantët do të kthehen menjëherë në Itali. Bëhet fjalë për 2 persona nga Gambia, 1 nga Bangladeshi dhe 2 të tjerë nga Bregu i Fildishtë. Ndërsa 8 emigrantë të tjerë nga Egjipti dhe 36 nga Bangladeshi janë dërguar në kampin e Gjadrit.

Transferimet drejt Shqipërisë rifilluan pas një ngrirjeje prej 2 muajsh. Të gjithë emigrantët vijnë nga vendet në listën “e sigurt”. Në hotspotin “italian” të Shëngjinit, azilkërkuesit do të identifikohen dhe do t'i nënshtrohen një kontrolli të plotë mjekësor. Nëse konstatohen kushte vulnerabiliteti, ata do të dërgohen në Itali, siç ndodhi në disa raste në dy transferimet e mëparshme drejt Shqipërisë, në tetor dhe nëntor 2024.

Ata që do të dërgohen në Gjadër do të jenë në pritje të rezultatit të kërkesës së tyre për azil. Atyre që u refuzohen kërkesa do të transferohen në një CPR, brenda kampit, ku është ngritur edhe një burg i vogël për ata që kryejnë krime.

Gjykata e Apelit e Romës do të duhet të vendosë brenda 48 orëve nëse do të aprovojë ose jo mabjtjen e 44 emigrantëve në Gjadër. Përgjigja nga gjykata duhet të vijë deri të enjten. Në rastet e kaluara, magjistratët pezulluan vlefshmërinë për të gjithë emigrantët e ndaluar, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta, që pritet të shprehet më 25 shkurt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI