Flash

Zgjidhet nënkryetari i ri i KLP

Lapsi.al 27 January 2025
Zgjidhet nënkryetari i ri i KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), zgjodhi ditën e sotme nënkryetarin e ri. Procesi i votimit u nda në dy raunde teksa në raundin e parë ishin tre kandidatë, jo magjistratë, Erjon Fejzulla, Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji. Fejzulla mori vetëm një votë ndërsa dy të tjerët nga pesë.

Kështu, Mërkuri dhe Gërmenji kaluan për në raundin e dytë aty ku Gërmenji mori gjashtë vota nga 11 anëtarët e Këshillit duke u zgjedhur kështu nënkryetar i KLP. Posti i nënkryetarit të KLP-së është mbajtur më parë nga ish-anëtari jo magjistrat, Tartar Bazaj.

Megjithëse gjashtë prej 11 anëtarëve të KLP vijnë nga radhët e prokurorëve, legjislacioni përcakton se pozicionet drejtuese duhet të mbahen nga anëtarët jo magjistratë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI