Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë për t'u trajnuar

Lapsi.al 27 January 2025
Të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me nevojat e tregut të punës.

UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në raportin Global të Monitorimit të Edukimit vuri në dukje se të rriturit shqiptarë kishin pjesëmarrjen më të ulët në trajnime në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por edhe në grupin e 120 vendeve që u morën në studim.

Vetëm 3% e të rriturve shqiptarë nga mosha 25-54 vjeç marrin pjesë në trajnime, duke u renditur të fundit në krah të Tailandës dhe Mongolisë në mesin e 30 vendeve të klasifikuara në grupin me të ardhura të mesme. Kjo pjesëmarrje e ulët në të ardhmen bëhet pengesë për rritjen e produktivitetit të punës dhe për kapërcimin në një nivel tjetër ekonomik.

Nga vendet e të njëjtit grup, pjesëmarrjen më të lartë në trajnime për rritjen profesionale e kishte Bjellorusia me rreth 18%, e ndjekur nga Tavaluja me 14%.

Në ekonomitë e sotme me zhvillim të shpejtë teknologjik, njohuritë dhe aftësitë mund të vjetërsohen shpejt dhe nuk u përgjigjen nevojave të tregut të punës.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës po bëhet gjithnjë e më shumë thelbësor për integrim në tregje. UNESCO mblodhi të dhënat në 120 vende të botës për të krahasuar pjesëmarrjen e të rriturve në trajnime dhe arsim dhe rezultoi se Shqipëria renditet nga fundi për nivelin e ulët të trajnimeve pas periudhës së përfundimit të shkollës.

Në krahasimin e të dhënave, UNESCO zbuloi se pjesëmarrja në arsim dhe trajnim është i ulët në nivel global. Në rreth 30 vende trajnohem më pak se 5% e të rriturve dhe në 13 vende rreth 10% e të rriturve zhvillohen më tej profesionalisht.

Nga vendet më të ardhura të ulëta shquhen për trajnim në mbi 5% të popullsisë së rritur Bolivia, Madagaskari, Nigeria dhe Timor-Leste.

Ndër vendet me të ardhura të mesme të larta, vetëm Bjellorusia dhe Tuvalu kapërcejnë pragun prej 10%. Normat më të larta të pjesëmarrjes në trajnime dhe arsim profesional vërehen në vendet nordike si Danimarkë (20%), Finlanda (22%), Norvegjia (24%), Suedia (25%) dhe Islanda (30%).

Megjithatë, edhe brenda grupit me të ardhura të larta, 16 vende raportojnë përqindje pjesëmarrjeje nën 5%.

UNESCO vlerëson se faktorë të tjerë, përveç nivelit mesatar të të ardhurave të një vendi që mund ndikojnë pjesëmarrjen në arsim dhe trajnim janë politikat kombëtare dhe qëndrimet kulturore ndaj arsimit.

Psh në vendet nordike një kombinim i normave kulturore, politikave shtetërore dhe mundësive fleksibile për të mësuar kanë kontribuar në norma të larta të pjesëmarrjes se të rriturve në arsim./ Monitor

Të këshilluara

Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale

Bjellorusët shkojnë sot në kutitë e votimit në një votim që pritet për të rizgjedhur Aleksandër Lukashenkon , i cili në 30 vitet e tij në pushtet ka eliminuar t...

08:55

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI