Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira të herëpashershme

Lapsi.al 27 January 2025
Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira të herëpashershme

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites. Kjo do të sjellë intervale të gjata më kthjellime. Ekstremi verior dhe verilindor pritet të ketë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit. Më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë 24-orëshit, republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët gjatë orëve të paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta, megjithatë nuk priten reshje. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët do të paraqitet republika e MV gjatë gjithë paradites , por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV, më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Evropa

Zhvillimi i dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe veriperëndim të kontinentit do të sjellin stuhi të forta ere si edhe reshje intensive në gadishullin Skandinav, gadishullin Iberik si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës duke sjellë edhe ngrica ndërsa moti i kthjellët dhe vranësira të pakta do të ketë përkatësisht në gadishullin Apenin, rajonin e Ballkanit si edhe gadishullin Peloponez.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI