Flash

Motta merr mbrojtësin e tij të parë: Renato Veiga në JMedical për vizitat mjekësore

Lapsi.al 27 January 2025
Motta merr mbrojtësin e tij të parë: Renato Veiga në

Renato Veiga ka filluar të hedhë hapat e parë në botën e Juventus. Pas mbërritjes në aeroportin e Torinos mbrëmjen e djeshme, këtë mëngjes portugezi u paraqit për vizitat mjekësore: mbrojtësi, i lindur në vitin 2003, nisi testet fizike në J Medical, në zemrën e Allianz Stadium.

Ky do të jetë testi i fundit para nënshkrimit të kontratës dhe, më pas, stërvitjes së parë nën drejtimin e teknikut Thiago Motta. Veiga është marrë në huazim nga Chelsea për një shumë mes katër dhe pesë milionë euro dhe është përforcimi i tretë i Juventus në këtë merkato dimri, pas Alberto Costa dhe Kolo Muani.

Disponibiliteti, idhulli Ronaldo e karakteristikat

Një mbrojtës modern që kombinon fizicitetin dhe cilësinë. Renato Veiga është vetëm 21 vjec (do të bëjë 22 në korrik) dhe ka një dëshirë të madhe për t'u futur në lojë. Nuk është ndjerë i demoralizuar pas "jo"-së së Amorim për Sporting CP dhe kështu ka bërë valixhet për të udhëtuar nëpër Evropë. Gjermani, Zvicër, Premier League dhe tani Serie A, gjithmonë dhe vetëm me dëshirën për të punuar për të u rritur. Për më tepër, kur rritesh me një baba ish-futbollist dhe idhujt Pepe dhe Cristiano Ronaldo, nuk mund të shmangesh nga kjo. Mentaliteti dhe dedikimi kanë qenë gjithmonë çelësat e tij për të arritur rezultate të mëdha.

Lexo më tejItalia e kombinimi perfekt me 4 skuadra në 1/8 e Champions: ja çfarë i duhet Juventus

Në hapa të vegjël, ai ka arritur të fitojë thirrjen e Chelsea dhe pastaj të Portugalisë, me trajnerin Martinez të gatshëm t’i dorëzojë një fanellë pranë ikonave portugeze. Juventus e ka vënë re, sepse me cilësitë e tij mund të ofrojë një zgjidhje të ndryshme për ndërtimin e lojës nga tekniku Motta. Një lojtar i aftë të ndërtojë (duke marrë parasysh edhe rolin si mesfushor në të kaluarën) dhe të hyjë në fushë për të hapur hapësira dhe krijuar superioritet.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI