Flash

Kamionit i bien tullat gjatë ecjes në Lushnjë, bllokon qarkullimin e automjeteve

Lapsi.al 27 January 2025
Kamionit i bien tullat gjatë ecjes në Lushnjë, bllokon

Një aksident me pasoja ndoshta të rënda është shmangur ditën e sotme në autostradën Lushnjë-Fier.

Mësohet se një makinë e cila ishte në parakalim përpak sa nuk u përplas me një kamion që transportonte tulla. Kamioni fatmirësisht ka devijuar duke dalë nga rruga. Nga pesha e madhe që kishte kamioni, tullat që po transportonte janë anuar dhe një pjesë e tyre kanë rënë në tokë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kordinon trafikun në kryqëzimin e Savrës. Punonjësit e zjarrfikëses po heqin nga rruga mbetjet e tullave që janë rrezik për qarkullimin. Sipas të dhënave paraprake ka qenë shpejtësia dhe manovra e gabuar e autoveturës që shkaktoi ngjarjen, megjithatë ekipi hetimor është në terren për sqarimin e rrethanave.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 27 janar 2025

Këtë të hënë, 27 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet për 98.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Pau...

09:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI