Flash

Balaj fiton Topin e Artë 2024: trofe edhe për goledorin, trajnerin e talentin e vitit

Lapsi.al 27 January 2025
Balaj fiton Topin e Artë 2024: trofe edhe për goledorin, trajnerin e
Mbrëmja Gala “Topi i Artë” 2024 ka dorëzuar trofetë individuale të një viti sportiv mbushur me suksese, por edhe zhgënjime. Janë dorëzuar cmimet më të rëndësishme për golashënuesin më të mirë, trajnerin e arbitrin më të mirë, talentin e vitit dhe formacionin më të mirë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës gjatë Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024. Në këtë event të veçantë dhe madhështor, Presidenti Duka shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj të gjithë aktorëve që kontribuan në sukseset dhe emocionet unike të vitit 2024. Presidenti Duka falenderoi futbollistë e futbolliste, trajnerë, drejtues klubesh, akademish e shoqatash, arbitra, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e FSHF-së, qeverinë, FIFA-n, UEFA-n, bashkëpunëtorë, sponsorë, tifozë si edhe ekipin Kombëtar shqiptar, që zhvilloi një paraqitje dinjitoze dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Videomesazh i Ceferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dërguar një video-mesazh urimi për Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2024”, që po mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në këtë ngjarje prestigjioze, Ceferin përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe vlerësoi sukseset e arritura nga Federata Shqiptare e Futbollit gjatë vitit 2024. Ai e cilësoi vitin 2024 si një periudhë të jashtëzakonshme për futbollin shqiptar dhe vlerësoi dy ngjarjet madhore që do të organizohen nga FSHF në vitin 2025; UEFA Euro U-17 “Shqipëri 2025” dhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. "Sot jemi mbledhur për të festuar arritjet e jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit në 2024. Një vit që padyshim na ka treguar se si forca e vendosmërisë, puna në grup dhe këmbëngulja mund të çojnë në sukses të jashtëzakonshëm - tha Ceferin -. Nga performancat elektrizuese të ekipeve tuaja Kombëtare, te zhvillimi i vazhdueshëm i futbollit të bazës, viti që lamë pas ishte frymëzues për të gjithë kombin, duke sjellë momente gëzimi dhe krenarie për miliona shqiptarë anembanë botës. Qershia mbi tortë e fushatës ishte pjesëmarrja në UEFA EURO 2024, ku Shqipëria qëndroi fort në “grupin e vdekjes” kundër fituesve të ardhshëm, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë".

Balaj, Topi i Artë 2024

Bekim Balaj është shpallur “Topi i Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”. Futbollisti i Vllaznisë fitoi çmimin e futbollisti më të mirë të vitit, pas një gare të fortë me Arinaldo Rrapajn, Albano Aleksin dhe Ermir Rashicën. Çmimin e “Topit të Artë” në Mbrëmjen Gala ia dorëzoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili e uroi Balajn për këtë arritje. Nga ana e tij, sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, përgëzoi FSHF-në për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm dhe shprehu kënaqësinë e tij për fitimin e çmimit më të rëndësishëm të mbrëmjes.

Berat Gjimshiti “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Artë Në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Federata e Futbollit, Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”. Çmimin e veçantë ia dorëzoi trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, Sevime Gjimshitit, nënës së Berat Gjimshitit,  i cili për shkak të angazhimeve me klubin e tij, e kishte të pamundur të ishte i pranishëm. Gjimshiti, që aktivizohet me Atalantën në Serie A dhe mban shiritin e kapitenit te Kombëtarja shqiptare, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm. Ai udhëhoqi Atalantën drejt triumfit historik në UEFA Europa League dhe ishte një figurë kyçe në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë nga votat e lojtarëve të Kombëtares.

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” 2024

i Artë Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”. Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur me plot meritë në “Final Four”. Çmimin e “Këpucës së Artë” ia dorëzoi legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i cili e përgëzoi Balajn dhe e uroi për më shumë sukses në të ardhmen. Edhe në sezonin aktual (2024-2025), Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin “Abissnet Superiore” me 13 gola.

Ermir Rashica fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem

i artë Një nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024 ishte padyshim edhe çmimi për “Talentin e Vitit” për djem. Ermir Rashica, futbollisti i talentuar i Skënderbeut, është shpallur “Talent i Vitit” 2024, ndërsa në garë për këtë çmim ishin edhe Ermal Meta i Tiranës, Ledjo Tresa i Laçit dhe Ergis Arifi i Teutës. Sulmuesi i Skënderbeut zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke udhëhequr skuadrën drejt objektivit “Final Four”. Çmimin Ermir Rashicës ia dorëzuan djemtë e dy legjendave të futbollit shqiptar, Sefedin Braho dhe Sabah Bizi, të cilët janë ndarë nga jeta. Pas marrjes së çmimit, Ermir Rashica falënderoi të gjithë të pranishmit dhe i shprehu mirënjohjen për vlerësimin.

Bëri tripletë: Edlir Tetova shpallet “Trajneri i Vitit” 2024

i Artë Edlir Tetova është shpallur “Trajneri i Vitit” 2024. Tekniku shqiptar bëri histori me klubin e Egnatias përgjatë këtij sezoni, duke e udhëhequr drejt titullit të parë kampion në “Abissnet Superiore” dhe duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Mes të nominuarëve ishin edhe Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic dhe Ilir Daja. Lexo më tej: "Nuk i kisha menduar 3 Kupa", Tetova në delir pas Superkupës, Çela jep dorëheqjen Në mbrëmjen gala që po mbahet sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit, zëvendës-trajneri i ekipit kombëtar, Pablo Zabaleta i dorëzoi Edlir Tetovës këtë trofe të rëndësishëm. Pasi mori trofeun, trajneri i Egnatias u shpreh: ‘Falënderim për Presidentin e Federatës për këtë super event dhe klubin e Egnatias me në krye Presidentin Demrozi. Falenderim edhe për çunat e mi të Egnatias’.

Juxhin Xhaja përzgjidhet “Arbitri i Vitit” 2024

i Artë Juxhin Xhaja është zgjedhur “Arbitri i Vitit” 2024 në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF. Xhaja, një nga arbitrat më të dalluar në Shqipëri dhe arbitër i FIFA-s që nga viti 2018, ka spikatur për performancën e tij gjatë vitit 2024, duke vendosur drejtësi edhe në kompeticionet më të rëndësishme europiane si Europa League, Conference League dhe Nations League. Abritrat e tjerë në garë për këtë çmim ishin Eldorian Hamiti, Enea Jorgji dhe Kreshnik Cjapi. Në këtë ngjarje speciale, Hiqmet Kuka, ish-arbitër shqiptar i pajisur me stemën e FIFA-s ishte pikërisht ai që ia dorëzoi çmimin “Arbitri i Vitit” 2024 Juxhin Xhajës. Juxhin Xhaja u shpreh mjaft i lumtur që çmimi iu dorëzua nga një prej arbitrave më të njohur në Europë dhe i falënderoi të gjithë për vlerësimin.

Nga porta në sulm, ky është “Formacioni i Vitit” për vitin 2024.

Ashtu si në çdo edicion tjetër, përveç çmimeve individuale të dhënë për futbollistët shqiptarë të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre përgjatë vitit 2024, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit. Nga porta në sulm, 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre përgjatë vitit 2024 janë këto: Alen Sherri (portier), Edison Ndreca (mbrojtës i majtë), Renato Malota (qendërmbrojtës), Arbenit Xhemajli (qendërmbrojtës), Arsid Kruja (mbrojtës i djathtë), Arinaldo Rrapaj (mesfushor i majtë), Albano Aleksi (mesfushor qendre), Arbin Zejnullai (mesfushor i djathtë), Ermir Rashica (sulmues i majtë), Bekim Balaj (sulmues qendre) dhe Baton Zabërgja (sulmues i djathtë). 11 futbollistët u ngjitën në skenë dhe tërhoqën çmimet, teksa nuk munguan falënderimet e rastit dhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI