Flash

Fuqia e artit në Credins Bank

Lapsi.al 27 January 2025
Fuqia e artit në Credins Bank

Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke e konsideruar artin si burim frymezimi, Credins bank edhe per kete sezon te ri te vitit do te vazhdoje te ndjeke nje strategji te mirefillte ne promovimin dhe mbeshtetjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike. Kjo, me deshiren per ti dhene jo thjesht hapsire artisteve te afirmuar dhe talenteve te reja, por mbi te gjitha qe inspirojne per nje komunitet me te zhvilluar dhe me te kulturuar.

Me celjen e ekspozites me te re, nen titullin "Ngjyrat e Dimrit", nga mjeshtri i madh i artit figurativ Helidon Haliti, ne hollin e drejtorise qendrore te Credins bank, klientet e bankes do te kene mundesi te eksplorojne bukurite e punimeve te artistit te madh. Piktori Haliti pas nje suksesi absolut rikthehet serish ne Credins bank me punime te reja, te dimensioneve te ndryshme, te punuara ne vaj kanavace, te cilat do te jene te ekspozuara deri ne fund te muajit Shkurt. Pikturat reflektojne individualitetin artistik te Halitit dhe bukurite natyrore te Shqiperise. Çdo veper eshte nje udhetim neper peizazhe mahnitese dhe jo vetem, duke sjelle keshtu larmi ngjyrash. Punimet kane nje dominance te elegances, thjeshtesise dhe qartesise ku evidentohen elemente folklorike, historike apo edhe te traditave kulturore te vendit tone.

Arsyeja e perzgjedhjes per te dyten here te ekspozimit te veprave te Halitit, eshte karriera e tij e pasur 30 vjecare artistike, duke e renditur tashme emrin e tij, tek artistet me te mire dhe me te spikatur te artit figurativ. Me shume cmime kombetare dhe nderkombetare te fituara, veprat e tij jane pjese edhe e koleksioneve private apo publike, duke e bere artistin nje figure te dashur dhe te respektuar ne artin vizual shqiptar.

Per Credins bank nje nga arsyet kryesore te mbeshtetjes se vazhdueshme te iniciativave te ndryshme te aktiviteteve artistike eshte jo vetem thjesht promovimi i saj, por eshte mbi te gjitha nje obligim moral i pergjegjesise korporative te banke, per te ruajtur trashegimine dhe identitetit kulturor shqiptar. Duke mbeshtetur artistet, ngjarjet dhe eventet kulturore, Credins perpiqet te ndihmoje si ne forcimin e lidhjeve me te forta me komunitetin por edhe ne promovimin e diversitetit kulturor. Kjo qasje e realizimit te eventeve kulturore ne ambientet e Credins eshte gjithashtu synimi i bankes te krijoje nje atmosfere dhe ambient sa me terheqes dhe motivues per punonjesit e saj, por njeherazi edhe nje klime pozitive per vizitoret, klient te bankes. (artikull promocional)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI