Flash

Drejtori i RTSH, gara po trukohet

Lapsi.al 27 January 2025
Drejtori i RTSH, gara po trukohet

Një puç flagrant ka ndodur në garën për drejtor të hapur nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, që ka votuar sot për Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni.

E para: votimi u zvillua pa diskutuar kriteret që plotëson ose jo secili kandidat në garë. E dyta: është lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashtë shtetit, duke vënë në pikëpyetje votën e fshehtë.

Nga ky votim surprizë dhe pa rregulla kanë dalë në balotazh kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo me nga 7 vota pro secili.

Në mbledhje nga Këshilli Drejtues i RTSH-së u mor vendimi që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët që morën numrin e barabartë të votave, Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Ky skandal ëstë denoncuar ede nga Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa (PD), e cila ka reaguar ashpër për veprimet e Këshillit Drejtues të RTSH-së, duke i cilësuar ato si një “çmenduri” që skualifikon kandidatët që plotësojnë të gjitha kriteret ligjore. Sipas Zhupës, Këshilli Drejtues ka shpikur rregulla të reja që nuk ekzistojnë në ligj, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet e procesit të zgjedhjes. "Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë.

Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH" ka shkruar ajo. Sipas kësaj gare fake u renditën si mëposhtë:

Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;

Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;

Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;

Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;

Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër;

 

Të këshilluara

Aksident në Krumë, dy fëmijë të lënduar

Aksident rrugor në aksin Krumë-Golaj. Në aksident janë përfshirë një furgon që transportonte nxënësit e shkollës me një mjet tjetër. Të lënduar janë dy fëmijë q...

18:32

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI