Flash

BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë

Lapsi.al 27 January 2025
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka njoftuar përmes një postimi në "X" se ministrat e Jashtëm të BE kanë rënë dakord për të zgjatur sërish sanksionet ndaj Rusisë.

“Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkakton”, thekson Kallas në postimin e saj.

Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Moskës skadonin më 31 janar dhe ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord t'i zgjasin ato për gjashtë muaj të tjerë.

Blloku prej 27 anëtarësh rinovon sanksionet çdo gjashtë muaj dhe për këtë nevojitet unanimitet nga të gjitha vendet anëtare. Muajin e kaluar, BE miratoi paketën e saj të 15-të të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës më shkurt 2022.

Të këshilluara

Fuqia e artit në Credins Bank

Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke e konsideruar ...

13:16

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI