Flash

Atentati në Orikum/ Zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim dy persona

Lapsi.al 27 January 2025
Atentati në Orikum/ Zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim dy

Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Orikum.

Policia shpall në kërkim Qerim Bellon dhe personin e dytë që e ndihmoi. Autorët qëlluan me armë edhe në largim e sipër. Sildi Velaj u dërgua për mjekim në Tiranë, pasi mori 4 plumba në trup. Ngjarja dyshohet të jetë nisur nga një sherri për motive të dobëta.

Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello, autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.

Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve.

10 plumba pistolete u qëlluan në drejtim të 29-vjeçarit, ndërkohe që 4 plumba e kishin prekur Sildi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar. I plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok.

Autori ka hyrë në lokal dhe e ka qëlluar me armë disa herë, pastaj ai dhe bashkëpuntori i tij kanë hipur në makinë për t’u arratisur. Në momentin e largimit, një person ka dalë nga lokali dhe nga makina është qëlluar përsëri me armë nga autorët.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 27 janar 2025

Këtë të hënë, 27 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet për 98.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Pau...

09:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI