Flash

U shiste drøgë nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Durrës, arrestohet 41-vjeçari

Lapsi.al 27 January 2025
U shiste drøgë nxënësve të një shkolle

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kanabisit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning”.

Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 41-vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në momentin e kapjes, 41-vjecari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 27 janar 2025

Këtë të hënë, 27 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet për 98.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Pau...

09:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI