Flash

Arben Ahmetaj: Belinda Balluku, grabitësja më e madhe e buxhetit

Lapsi.al 27 January 2025
Arben Ahmetaj: Belinda Balluku, grabitësja më e madhe e buxhetit

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është rikthyer këtë të hënë në një tjetër intervistë me gazetarin e Syri Tv, Çim Peka. Ai bëri akuza të forta për pasuesen e tij në këtë detyrë, Belinda Ballukun.

Sipas Ahmetajt ajo është një “grabitëset më të mëdha të buxhetit të shtetit”. Ish-zv.kryeministri tha se “dëmet që Balluku i ka shkaktuar buxhetit janë më të mëdha se ajo që shkaktoi tërmeti i 2019-ës. Ajo që ajo ka bërë me tunelin e Llogarasë është dyfishi i inceneratorëve”. 

Sipas Ahmetajt sot qeverisja është totalisht e kriminalizuar. “Vendi është në dorë të krimit. Koordinatorët politikë janë në dorë të krimit. Në dorë të krimit ka rënë Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Tirana. Çfarë kërkon Ergys Agasi me kryeministrin në Emirate dhe në Davos?”.

Ahmetaj tha se gjatë kohe SPAK nuk ka nisur hetime për denoncimet e bëra prej tij në intervistën e fundit, por po merret me familjarët e tij dhe dëshmitarët e çështjes së tij.

"SPAK ka vepruar, ka akuzuar gruan dhe ish-gruan time. Ka vepruar ndaj denoncuesit. Ka vepruar duke kërcënuar, pas intervistës së dytë. Ka vepruar duke thënë se “tani që mbaruam me Berishën, ia tregojmë në atij” - tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Krumë, dy fëmijë të lënduar

Aksident rrugor në aksin Krumë-Golaj. Në aksident janë përfshirë një furgon që transportonte nxënësit e shkollës me një mjet tjetër. Të lënduar janë dy fëmijë q...

18:32

Zgjidhet nënkryetari i ri i KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), zgjodhi ditën e sotme nënkryetarin e ri. Procesi i votimit u nda në dy raunde teksa në raundin e parë ishin tre kandidatë,...

17:26

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI