Flash

Akuzohet për trafik armësh, vihet në pranga 33-vjeçari shqiptar në Kolumbi

Lapsi.al 27 January 2025
Akuzohet për trafik armësh, vihet në pranga 33-vjeçari

Konfirmohet arrestimi nga policia kolumbiane në qytetin e Kartagjenës, i Almir Gjidiajt, 33-vjeçarit nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

Operacioni i koduar “Kartagjena” u krye si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e të kërkuarit nga drejtësia shqiptare, kurse në pranga ra Almir Gjidiaj, nga Tropoja. Sipas policisë roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., (Almir Gjidiaj) 33 vjeç, lindur në Tropojë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve.

“Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi”, bëri me dije policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit A. Gj., në Shqipëri.

 

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 27 janar 2025

Këtë të hënë, 27 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet për 98.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Pau...

09:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI