Flash

Akuza e fortë e Ahmetajt: Balluku paguan njerëz kundër Veliajt

Lapsi.al 27 January 2025
Akuza e fortë e Ahmetajt: Balluku paguan njerëz kundër Veliajt

Sipas ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Belinda Balluku ka organizuar protesta kundër Erion Veliajt dhe për këtë arsye, janë paguar dhe njerëz. Në intervistën e dhënë për Syri Tv, Ahmetaj tha se Balluku kontrollon qeverinë me njerëzit e saj.

“Pirro Vëngu, ministri i brendshëm, ministri i financave… përfshirë edhe vetën ajo. Kjo ka emëruar edhe drejtorë policie, por le ta lemë të pastrohet ajri. Ajo është pushtet qorr në dorë të korrupsionit dhe krimit.

T’ua themi shqiptarëve, po të marrim sektorët e plaçkitëses. Kur fillon e flet dhe më vjen për të qesh, kur flet për ujin për shembull, ka patur një ushtar kjo, dhe jo vetëm, që e vuri drejtor tatimesh, e fillimisht drejtor te mbetjesh ujit, qe një shkelje e ligjit për pushtetin lokal…cila qe arsyeja, për të mbledhur tenderat o të nderuar qytetar. Nuk ka rëndësi çfarë kam thënë apo X – Y në atë mbledhje.

Sot rezultati i ujësjellsave është, borxhi 100-milionë euro, çmimi vazhdon rritet. Doni energjinë? Ditë e zezë shkëmbimi energjisë ditë e zezë, sistemi agregatet e Vlorës vetëm hanë. Merr portet, skandal, e shikoni ç’po ndodh me Portin e Durrësit, skandal.

5B. Merrni rrugët, trefishuar çmimet e rrugëve. Pra, kur ky del dhe thotë që s’ju kam menduar, ky tallet me shqiptarët, dhe e din ipse, sepse ky mendon se i ka ecur. Dhe i ka ecur. Po sistemi i 5D dhe 5B është i njohur shumë mirë nga ai. Dhe në 2021 ka funksionuar në bashkinë e Tiranës si një njësi që do merrte më shumë vota nga e djathta, e kam kundërshtuar, dhe shikoni votat që kemi marrë, votat që kemi marrë janë votat e socialistëve.

Nuk ka artifice në zgjedhje. Që do marrësh votat e të djathtës përmes një artifice 5D dhe ia hedhin fajin atyre djemve që janë në burg. Jo mo janë në burg. 5D është një sistem korruptiv, 5B është një sistem kryekorruptiv” – tha Ahmetaj që shtoi se Balluku paguan njerëz për të protestuar kundër Veliajt.

“E di ti që këta të dy, po sidomos plaçkitësja ka paguar njerëz në protestat kundër Erjonit, kanë unitet këta tani, tani që ika unë uniteti është shumë i forcuar aty.

Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Drejtori i RTSH, gara po trukohet

Një puç flagrant ka ndodur në garën për drejtor të hapur nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, që ka votuar sot për Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni. ...

22:07

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI