Gabimi i turpshëm i Khusanov pas vetëm 3 minutash
Një gabim i rëndë që në fillim të ndeshjes nxori në pah presionin e madh mbi lojtarët e Manchester City-t, një skuadër në krizë të vazhdueshme. Ky presion pati ndikim edhe te Khusanov, i ardhuri më i fundit, i cili u gjend në konfuzion total që me prekjen e parë të topit, duke bërë një gabim të pafalshëm. Ai tentoi ta kthente topin me kokë te portieri Ederson, por në vend të kësaj ia dha kundërshtarëve. “Etihad Stadium” mbeti i heshtur, ndërsa skuadra e Maresca-s festoi dhe e falënderoi për dhuratën.Për Khusanov ky ishte një fillim sa më i keq të ishte e mundur, një performancë e dobët që e ndoqi gjatë gjithë pjesës së parë. E vetmja gjë tjetër që e bëri të binte në sy ishte një karton i verdhë i marrë për një ndërhyrje të gabuar. Gabimi i tij nxiti tifozët e City-t të ironizonin me të dhe të shprehnin zhgënjimin e tyre për një lojtar që ishte një nga blerjet kryesore të merkatos dimërore, në një ekip që po has vështirësi për të gjetur identitetin e vet, me një Premier League tashmë të kompromentuar dhe me rrezikun e një eliminimi të pabesueshëm nga Liga e Kampionëve.۳۲ سال طول کشید تا یک ازبک به پریمیر لیگ انگلیس راه پیدا کنه و اولین ضربه اش پاس گل به حریف شد???#منچستر_سیتس#چلسی#شیر_ازبک pic.twitter.com/LunHJzZvdf
— Ricky Gerveis ریکی جرویس ایرانی (@RickyGervaisIr) January 25, 2025