Flash

“Reuters”: Vendimi i Trump bllokon afganët në Shqipëri

Lapsi.al 26 January 2025
“Reuters”: Vendimi i Trump bllokon afganët në

Agjencia e lajmeve “Reuters” u ka kushtuar një artikull refugjatëve afganë të strehuar në Shqipëri. Pas pezullimit të ndihmës për rivendosjen e refugjatëve nga Presidenti Donald Trump ata po jetojnë në një gjendje pasigurie, të bllokuar në vende tranziti si Shqipëria. Shkrimi që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë pasqyron një realitet të vështirë: jetët e mijëra njerëzve varen nga politika dhe vendime ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet e tyre për një të ardhme të sigurt mbeten në dyshim.

Ali Amini ishte vetëm pak ditë nga fillimi i një jete të re në Shtetet e Bashkuara, kur Presidenti Donald Trump ndërpreu ndihmën për rivendosjen e refugjatëve afganë javën e kaluar, një veprim për të cilin Amini shqetësohet se mund ta rrezikojë jetën e tij nëse detyrohet të kthehet sërish në shtëpi.

Pas përpunimit në Shqipëri, ai kishte rezervuar një fluturim për të martën dhe çantat e tij ishin mbushur kur Trump pezulloi ndihmën shtetërore të nevojshme për të transportuar dhjetëra mijëra afganë të cilëve u janë dhënë viza.

“Nuk e di nëse do të hipim ndonjëherë në atë aeroplan dhe nëse po, nëse do të shkoj në Kabul apo në Shtetet e Bashkuara" - thotë Amini nga Shëngjini, një qytet bregdetar në veri të Shqipërisë ku ai është strehuar së bashku me 300 bashkatdhetarë.

Pauza e Trump për ndihmën e huaj ka çuar në pezullimin e fluturimeve për mbi 40 mijë afganëve që u është miratuar për viza speciale amerikane dhe në rrezik të hakmarrjes së talebanëve, tha për Reuters, Shawn VanDiver, kreu i koalicionit #AfghanEvac i veteranëve amerikanë dhe grupeve mbrojtëse. Amini mbërriti në Shqipëri më shumë se një muaj më parë dhe kishte siguruar viza në kryeqytetin Tiranë, për gruan dhe tre fëmijët e tij, më i vogli 6 muajsh.

Afghan migrants are seen as they hope of going to the U.S., in the coastal town of Shengjin

Pas tërheqjes kaotike të SHBA nga Afganistani në vitin 2021, mijëra vetë që punonin për ushtrinë amerikane ose organizata të tjera u përpunuan në Shqipëri dhe iu dhanë viza përpara se të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara.

Me të dëgjuar lajmin nga Trump, gruaja e Amini u përlot, ndërsa fëmijët e tyre janë në ankth për të ardhmen. Pasi punoi si bravandreqës për trupat amerikane përpara tërheqjes së tyre nga Afganistani në vitin 2021, Amini jetoi i fshehur për 3 vjet nga frika e hakmarrjeve talebane.

“Nëse kthehemi, ata do të na vrasin sepse, për talebanët, ne jemi në thelb amerikanë dhe armiqtë e tyre “numër një”, pasi kemi punuar krah për krah me amerikanët”.

"Aeroplani i fundit"

Shumica e atyre që preken nga vendimi i Trump janë të bllokuar në Afganistan, ndërsa të tjerë në Pakistan, Katar dhe Shqipëri, tha VanDiver. Urdhri bëri gjithashtu që Departamenti i Shtetit të pezullojë fondet për grupet që ndihmojnë afganët me viza speciale imigruese (SIV) në gjetjen e strehimit, shkollave dhe vendeve të punës në SHBA.

Gati 200 mijë afganë janë zhvendosur në SHBA me SIV ose si refugjatë që nga viti 2021. Fushata fitimtare e rizgjedhjes së Trump në 2024 përfshinte premtime për politika të rrepta imigracioni.

Në Shëngjin fëmijët luajnë futboll dhe shkruajnë emrat e tyre në rërën e plazhit, ndërsa prindërit kontrollojnë me ankth telefonat për lajme. Mes pëshpëritjeve përmendet edhe emri i Trump.

Afghan migrants are seen as they hope of going to the U.S., in the coastal town of Shengjin

Sadat, 27 vjeç, mbërriti të enjten pasi udhëtoi nga Kabuli në Dubai, më pas Kuvajti, Stambolli dhe në fund në Tiranë, me një grup prej rreth 130 personash.

“Miqtë e mi në Kabul më thonë se jam me fat, pasi ai mund të ketë qenë avioni i fundit me njerëz si ne" - thotë Sadat, duke vënë në dukje se ai u informua të shtunën për një intervistë për vizë të planifikuar për javën e ardhshme. "Gjërat po ndryshojnë çdo orë dhe pritja deri në javën tjetër është një jetë e tërë. Jam shumë i shqetësuar" - shtoi Sadat.

Afghan migrants are seen as they hope of going to the U.S., in the coastal town of Shengjin

Raportet e misionit të OKB-së në Afganistan tregojnë se talebanët kanë arrestuar, torturuar dhe vrarë ish-ushtarë dhe zyrtarë të qeverisë së mëparshme të mbështetur nga SHBA. Talebanët kanë lëshuar një amnisti të përgjithshme për ish-trupat dhe zyrtarët e qeverisë, dhe i mohojnë këto akuza.

“Ne nuk mund të kthehemi në Afganistan sepse, për talebanët, ne jemi tashmë në Amerikë dhe do të trajtohemi si spiunë”, - shpjegoi Sadat. “Zoti Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”, - lutet një tjetër afgan, të cilit viza i skadon pas dy javësh. ©Reuters, LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të p...

17:13

Gjendet një trup i pajetë në Koman

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e Komanit. Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor ndërsa ende nuk është b...

14:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI