Flash

Në Angli me vonesë: Sylvinho "humbi" Bajramin e ndoqi Mehmetin në Bristol–Blackburn

Lapsi.al 26 January 2025
Në Angli me vonesë: Sylvinho "humbi" Bajramin e ndoqi
Ndeshjet e marsit, në debutimin e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026, po afrojnë. Duhen monitoruar lojtarët e mundshëm për grumbullim dhe Sylvinho e stafi i tij janë duke bërë pikërisht këtë. Braziliani së bashku me ndihmësit e tij Doriva e Zabaleta, po vijojnë turin e vëzhgimeve dhe takimeve me futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane. Pasi ishin prezent në Epet Arena në Pragë për sfidën Sparta-Inter, ku u përballën dy mesfushorët kuqezi Laçi e Asllani, këtë herë, stafi kuqezi ka udhëtuar drejt Anglisë. Çuditërisht me vonesë, sepse të enjten humbën mundësinë për të parë përfaqësimin e Bajramit në Old Trafford, në Manchester United-Rangers. Sidoqoftë, Sylvinho e të tjerët ndoqën nga afër ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn, për të vëzhguar sulmuesin Anis Mehmeti. Lexo më tej: Në Pragë për Sparta -Inter, Laçi e Asllani nuk zhgënjejnë:Sylvinho nuk pa dot Tucin Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol City, por nuk është një njohje e re, sepse Sylvinho e ka thirrur edhe më parë në kombëtare, për ta lënë më pas në harresë. Por duke qenë se Mehmeti ka spikatur me performancat e tij të mira gjatë këtij sezoni, mund të paraqitet një mundësi e re. Në vijim, stafi teknik i Kombëtares ka planifikuar vizita të tjera, për të ndjekur nga afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen në Europë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI