Flash

Lushnje/ Pësoi arrest kardiako-respirator, ndërron jetë 6-vjeçari në spital

Lapsi.al 26 January 2025
Lushnje/ Pësoi arrest kardiako-respirator, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjes, ku një i mitur vetëm 6 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardio-respirator.

I mituri ishte trajtuar prej disa ditësh në shtëpi për shkak të virozëve, ndërsa gjendja e tij është përkeqësuar dhe është transferuar për në spitalin e Lushnjes.

vjeçari është paraqitur i dehidratuar, pasi prej ditësh ishte me të vjella e diarre, ndërsa në momentin kur është paraqitur në spital, vlerat e oksigjenit i shënonin 70%.

Pas kryerjes së analizave është vlerësuar që gjendja e tij ishte e rëndë dhe duhet të dërgohej drejt Tiranës, por vogëlushi nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë pa u nisur akoma.

Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako- respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjes në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19.

Mësohet se 6-vjeçari jetonte me gjyshërit, pasi nëna e tij bashkëjetonte me dikë tjetër, ndërsa babanë nuk e kishte njohur kurrë.

Ka qenë nëna ajo që nuk ka pranuar menjëherë që i mituri të dërgohej në Tiranë, pasi ka kërkuar që i biri të shoqërohej edhe nga gjyshi, i cili jetonte në fshatin Shën e Premte.

Të këshilluara

Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale

Bjellorusët shkojnë sot në kutitë e votimit në një votim që pritet për të rizgjedhur Aleksandër Lukashenkon , i cili në 30 vitet e tij në pushtet ka eliminuar t...

08:55

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI