Flash

Lukashenko 30 vite në pushtet, Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale

Lapsi.al 26 January 2025
Lukashenko 30 vite në pushtet, Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale

Qendrat e votimit u hapën sot në Bjellorusi për zgjedhjet presidenciale, ku autokrati i vetëpranuar Alexander Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994 dhe në mungesë të një opozite reale, pret mandatin e tij të shtatë.

Që nga ora 08:00 me orën lokale (05:00 GMT), votuesit kanë shkuar në qendrat e votimit.

Gjatë mandatit të tij të gjashtë, Aleksandër Lukashenko ka mbytur plotësisht të gjitha mosmarrëveshjet, pas protestave të paprecedenta që e kishin atë në shënjestër, në vitin 2020, dhe që nga ajo kohë ai është afruar më shumë me Moskën, deri në pikën që i dha ushtrisë ruse territorin e tij për të pushtuar Ukrainën në 2022.

Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, i ka cilësuar zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi si “të rreme”.

Rezultati i votimit është i sigurt, me liderin autoritar Alexander Lukashenko që do të marrë një mandat të shtatë.

”Lukashkenko është kapur pas pushtetit që prej 30 vitesh”, tha Kallas në një postim në X.

“Ai do të riemërojë veten në një tjetër palë zgjedhjesh të rreme. Kjo është një fyerje e hapur ndaj demokracisë”, shkroi ajo.

”Lukashenko nuk ka asnjë legjitimitet”, theksoi Kallas.

Rreth 6,9 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë në ish-republikën sovjetike, të lidhur ngushtë me Moskën, por votimi i tyre nuk konsiderohet të jetë shumë i rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI