Flash

CIA: Covid-19 ka shumë gjasa të ketë rrjedhur nga laboratori kinez në Wuhan

Lapsi.al 26 January 2025
CIA: Covid-19 ka shumë gjasa të ketë rrjedhur nga laboratori

CIA ka ofruar një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të Covid-19, duke thënë se koronavirusi ka më shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët.

Vlerësimi i fundit nga agjencia e inteligjencës, pas emërimit të drejtorit të ri të CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga presidenti Donald Trump. Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka favorizuar prej kohësh teorinë e rrjedhjes së laboratorit, duke pretenduar se Covid ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një rrjedhje në Institutin e Virologjisë Wuhan.

Instituti është 40 minuta me makinë nga tregu i lagësht Huanan ku u shfaq grupi i parë i infeksioneve. Në një intervistë me Breitbart News të publikuar të Premten, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të tërhiqej nga qëndrimi i saj neutral për origjinën e virusit.

“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në një numër frontesh, dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet në mosbërjen e një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.

BBC raporton se zyrtarët i thanë mediave amerikane se vlerësimi i ri nuk bazohej në punën e ekipit të ri të inteligjencës dhe se i paraprin administratës Trump. Raportohet se rishikimi i orgjinës së Covid-19 u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden dhe përfundoi përpara se Trump të merrte detyrën të hënën.

Mgjithatë ende nuk ka konsensus për shkakun e pandemisë Covid. Disa mbështesin një teori të origjinës natyrore, e cila argumenton se virusi përhapet natyrshëm nga kafshët, pa përfshirjen e ndonjë shkencëtari apo laboratori.

Hipoteza e rrjedhjes së laboratorit në mënyrë specifike është kontestuar ashpër nga shkencëtarët, duke përfshirë shumë që thonë se nuk ka prova përfundimtare për ta mbështetur atë. Edhe Kina në të kaluarën e ka hedhur poshtë pretendimin laboratorik si manipulim politik nga Uashingtoni.

Megjithatë, teoria dikur e diskutueshme ka fituar terren në mesin e disa agjencive të inteligjencës. Në vitin 2023, drejtori i FBI Christopher Wray tha për Fox News se ishte vlerësimi i byrosë së tij se "origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë të jetë një incident i mundshëm laboratorik".

Të këshilluara

Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale

Bjellorusët shkojnë sot në kutitë e votimit në një votim që pritet për të rizgjedhur Aleksandër Lukashenkon , i cili në 30 vitet e tij në pushtet ka eliminuar t...

08:55

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI