Flash

Arrestohet një nga autorët e dyshuar të pengmarrjes në Astir

Lapsi.al 26 January 2025
Arrestohet një nga autorët e dyshuar të pengmarrjes në Astir

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Astir më 9 janar, ku një vajzë pretendonte se ishte marrë peng dhe mbahej e mbyllur në një apartament.

Blutë njoftojnë se Ermal Binjaku është ndaluar pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., 21-vjeç në një apartament në Astir.

Ndërkohë vijon ende puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

“Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2025, në Astir.

Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Kujtojmë se gjashtë të rinj, 3 vajza dhe 3 djem ndodheshin prej dy ditësh në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin.

Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin ishte në një lidhje 21-vjeçarja S. Q. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Mesditën e së enjtes, 5 të rinjtë e tjerë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa vajzën me iniciale S.Q. e kanë lënë në dhomë në gjumë.

Kur ajo është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja duke bërtitur e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.

Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Koman

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e Komanit. Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor ndërsa ende nuk është b...

14:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI