Flash

Zjarri te Komuna e Parisit/ Nëna me 2 fëmijë kanë djegie, e moshuara bie nga shkallët

Lapsi.al 25 January 2025
Zjarri te Komuna e Parisit/ Nëna me 2 fëmijë kanë djegie, e

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në pallatin 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet e ditur se zjarri që përfshiu garazhin nëntokë të Kompleksit Kika ka shkaktuar katër të lënduar.

[video width="960" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/Femija-zjarri.mp4"][/video]

Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/WhatsApp-Video-2025-01-25-at-19.02.26-1-1.mp4"][/video]

Zjarri, që dogji tre automjete në garazhin e kompleksit, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës. Pavarësisht kontrollit të situatës, ka ende prezencë tymi në zonë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

 

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë midis Shkodrës dhe Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 i shkallës Ri...

15:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI