Flash

Vrasja në Dobraç/"Arrest me burg" për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

Lapsi.al 25 January 2025
Vrasja në Dobraç/"Arrest me burg" për Izmir

Gjykata e Shkodrës ca caktuar këtë të shtunë masën "Arrest me burg" për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin të cilët u vetëdorëzuan tre ditë më parë në polici pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit në qershor 2024.

Ndaj Troshanit dhe Sakicës ishte dhënë masa e arrestit me burg gjatë kohës që ishin në kërkim për disa ngjarje të tjera kriminale, dhe sot ishte seanca për rivlerësim, por Gjykata e ka lënë të pandryshuar masën arrest me burg.

Mësohet se avokati i tyre, Sokol Tahiraj deklaroi se Sakica dhe Troshani deri më tani janë të dyshuar vetëm për ngjarjen e ndodhur në lagjen Rus më 3 qershor të vitit të kaluar për konfliktin me shtetasin Vladimir Bruçi, por Sakica dhe Troshani dyshohet se janë gjithashtu dy prej autoreve të dyshuar në vrasjen e katërfishtë në Dobraç. Por avokati deklaron se deri me tani nuk ka asnjë lloj akuze të ngritur ndaj tyre përveç rastit në lagjen Rus.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI