Flash

U kthyen në ''makthin'' e qytetarëve, arrestohen 2 persona në Durrës

Lapsi.al 25 January 2025
U kthyen në ''makthin'' e qytetarëve, arrestohen 2

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kryenin vjedhje në lagje të ndryshme të Durrësit. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Elton Ramce dhe Kristo Myftari.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Step by step".

Kryenin vjedhje me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në automjete, lokale e banesa, Policia identifikoi , kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 6 raste të vjedhjes me thyerje dhe vijon puna për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë të kryera nga këta shtetas.

Dy autorët e dyshuar, me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimeve të marra nga drejtues automjetesh, pronarë lokalesh dhe banesash për një sërë raste të vjedhjeve me thyerje të ndodhura gjatë muajt Janar, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Step by step ” si rezultat i të cilit, u arrestuan shtetasit:

E. R., 31 vjeç dhe K. M., 42 vjeç, të dy banues në Durrës, me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar më parë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, prej datës 15 01.2025 deri më datë 23.01.2025, kanë kryer 6 vjedhje me thyerje në lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit , k kanë vjedhur në makina, banesa e lokale , lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë.

Vazhdon puna për zbardhjen e të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, "Shkatërrimi i pronës ", kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë midis Shkodrës dhe Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 i shkallës Ri...

15:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI