Flash

Reagimi i Rensch pasi firmosi me Romën bëhet viral: nuk i mbajti dot lotët

Lapsi.al 25 January 2025
Reagimi i Rensch pasi firmosi me Romën bëhet viral: nuk i mbajti dot
Devyne Rensch sapo ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me fanellën e Romës. Ai vjen nga Ajax dhe, në moshën vetëm 22-vjeçare, realizoi ëndrrën e tij për të firmosur me një tjetër klub të madh në nivel botëror. Sigurisht, Ajax nuk është më pak i rëndësishëm kur bëhet fjalë për prestigj, por historia e këtij klubi është kryesisht e lidhur me lojtarë që rriten në akademinë e tyre dhe më pas shpërthejnë në ekipe të tjera, veçanërisht në vitet e fundit. Rensch është një prej tyre. Firma e kontratës, fanella verdhekuqe, takimi me Claudio Ranierin dhe më pas stërvitja e parë me emra të mëdhenj si Hummels, Paredes, Dybala dhe të tjerë. Ndoshta ishte e tepërt për një djalë të moshës së tij, i cili nuk i mbajti dot lotët nga emocionet. Në një foto të publikuar nga agjenti i tij në rrjetet sociale, Rensch tregon të gjithë ndjeshmërinë e tij pasi hodhi firmën me Romën. Ai nuk i përmban dot lotët dhe përlotet në krahët e agjentit të tij, i cili i bëri një dedikim prekës: “Devyne, mbi të gjitha jam kaq krenar për personin që je. Një baba i shkëlqyer, djalë, vëlla dhe mik për të gjithë ne. Jam jashtëzakonisht mirënjohës që të kam në jetën time. Sido që të shkojë jeta, unë do të jem gjithmonë këtu për ty. E meriton këtë dhe më shumë. Tregoju atyre në Romë”.

Lexo më tej: Roma në kaos, nuk di as emrin e lojtarit: çfarë gafe në fanellë emri i Dovbyk

Duket qartë se Rensch e ka dashur fort këtë transferim te Roma. Siç e shpjegoi edhe në intervistën e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit verdhekuq: “Nuk gjej fjalët për të përshkruar sa i lumtur jam. Ky klub është i jashtëzakonshëm. Që në momentin e parë që më kontaktuan, mendova menjëherë ta pranoja,” – u shpreh ai. – “Është një klub i madh, ndiej një energji pozitive, më pëlqen gjithçka. Edhe ngjyrat janë shumë të bukura, qyteti… më mjaftoi vetëm një sekondë për të zgjedhur Romën”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Mo Salem (@mo_salem)

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI