Flash

Qarkullonte i armatosur me makinë, arrestohet 28-vjeçari, nën hetim edhe shoku i tij

Lapsi.al 25 January 2025
Qarkullonte i armatosur me makinë, arrestohet 28-vjeçari, nën

Policia ka vihet në pranga një 28-vjeçar dhe ka nisur hetimet për shokun e tij pasagjer pasi qarkullonin të armatosur me makinë.

Aksioni është kryer nga forcat “Shqiponja” të kryeqytetit, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, që mbahej pa leje.

Efektivët kishin siguruar informacione paraprake se D. A., qarkullonte me automjet dhe mbante armë zjarri me vete, duke shfaqur rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Si rezultat i veprimeve operacionale, në rrugën “Zyrih” Kamëz, u bë kapja e shtetasit D. A., 28 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia.

Kur i riu ka parë patrullat në rrugë, ai parkoi mjetin anash dhe ka qëndruar brenda bashkë me mikun e tij 21-vjeçar, për t’iu shmangur kontrollit. Por me të dhëna paraprake për ta, blutë i shkuan deri në fund verifikimit dhe brenda makinës gjetën edhe armën e zjarrit, që u sekuestrua si provë materiale.

Më tej arrestimi u krye nga Komisariati nr. 5 Kamëz, ku dhe është paraburgosur 28-vjeçari, në pritje të masës së gjykatës, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në gjendje të lirë u procedua dhe A. D., 21 vjeç, i cili u gjet brenda në mjet, për veprën “moskallëzim krimi”. Hetimet e mëtejshme për rastin i kaluan prokurorisë së kryeqytetit.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë midis Shkodrës dhe Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 i shkallës Ri...

15:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI