Flash

Napoli përmbys Juventusin: Anguissa e Lukaku i japin humbjen e parë teknikut Motta

Lapsi.al 25 January 2025
Napoli përmbys Juventusin: Anguissa e Lukaku i japin humbjen e parë

Napoli mposhti 2-1 Juventus dhe vazhdon i vetëm në krye të renditjes së Serie A. Napolitanët vuajtën qarkullimin e topit nga bardhezinjtë në pjesën e parë dhe e mbyllën atë në disavantazh, të ndëshkuar nga goli i të sapoardhurit Kolo Muani. Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra e Conte rriti ritmin dhe dominoi në të gjitha aspektet, duke barazuar fillimisht me një goditje me kokë nga Anguissa dhe më pas duke siguruar tre pikët me një penallti të shënuar nga Lukaku. Motta pëson humbjen e parë sezonale në kampionat, ndërsa Conte vazhdon pa ndalur dhe dërgon një mesazh të qartë për Inter.

Dymbëdhjetë minuta për të përmbysur Juventus dhe për t’u shkëputur me +6 pikë nga vendi i dytë, në pritje të përgjigjes së Inter. Kaq i mjaftoi Napolit kryesues për të imponuar ligjin e tij edhe ndaj bardhezinjve, të cilët pësuan humbjen e parë të sezonit në Serie A dhe konfirmuan problemet e zakonshme: kaluan në avantazh me Kolo Muani, por më pas u përmbysën nga Anguissa dhe Lukaku (me penallti). Juventus u paraqit më mirë në pjesën e parë, por Napoli u shfaq gradualisht më i fortë, duke e legjitimuar fitoren dhe duke ekspozuar të gjitha dobësitë e bardhezinjve. Stadiumi “Maradona” mbetet një tabu për Juventus: 6 humbje radhazi, me fitoren e fundit në vitin 2019. Për më tepër, Lazio rikthehet në vendin e katërt.

COMO 1-2 ATALANTA

Në ndeshjen hapëse të javës së 22-të të Serie A, Atalanta përmbys 2-1 Comon, duke i dhuruar trajnerit Gasperini fitoren e parë në kampionat për vitin 2025 dhe duke u afruar në -1 pikë nga vendi i dytë i Inter (i cili ka dy ndeshje më pak). Skuadra e Como luajti një pjesë të parë të shkëlqyer dhe kaloi në avantazh në minutën e 30' me një goditje të fuqishme të Nico Paz nën traun e portës. Në pjesën e dytë, Gasperini ndryshoi fytyrën e Atalantës dhe futja e Brescianini në minutën e 56' i dha tjetër ritëm ndeshjes: me prekjen e tij të parë, ish-lojtari i Frosinone asistoi për Retegui që shënoi golin e barazimin (57’), ndërsa në minutën e 70' përsëriti të njëjtën skemë, duke i dhuruar sulmuesit italo-argjentinas golin e fitores përballë portierit Butez.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI