Flash

Bylis "trampolina" e trajnerëve debutues të Tiranës: Shkëmbi fiton 0-3, si Magani

Lapsi.al 25 January 2025
Bylis "trampolina" e trajnerëve debutues të Tiranës:

Në një sfidë tepër delikate për javën e 22 të Superiores, Tirana triumfon 0-3 në Ballsh përballë Bylis, duke rimarrë veten pas një serie të frikshme negative, që solli largimin e Gugash Maganit. Kthehet në pankinë me sukes Bledi Shkëmbi dhe bardheblutë për momentin dalin nga zona e rënies në atë të playout.

Rikthimi i teknikut korcar me sa duket ka qetësuar disi atmosferën në kampin kryeqytetas. Bylis ishte skuadra që eliminoi bardheblutë nga Kupa e tani erdhi hakmarrja e shumëkërkuar. Një ndeshje që për atë që luhej kishte shumë rëndësi, e dëshmuar kjo nga kartonë të shumtë, madje dy prej tyre të kuq.

[video width="550" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/6794e3249f5cf.mp4"][/video]

Merkato e janarit ndryshon fytyrën e Tiranës

Pas një pjese të parë pa emocione e me fare pak raste, ndeshja Bylis-Tirana u ndez në pjesën e dytë, ndoshta edhe për shkak se Ernest shënoi avantazhin në minutën e 37' në të dytin rast që pati. Goli i dytë me fanellën bardheblu për sulmuesin, të dy të shënuar ndaj Bylis, pas atij në Kupën e Shqipërisë. Kështu, Bylis duhet të rikuperonte rezultatin, por për asnjë moment nuk rrezikoi aq seriozisht sa për të shënuar në portën kundërshtare. Ndreca siguroi rezultatin në minutën e 61', por gjërat u komplikuan sërish sepse Ernest u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së VAR. Në fund, të dy ekipet e mbyllën me nga një lojtar më pak, sepse edhe Camara doli jashtë, duke e bërë kthesën edhe më të pamundur.

[video width="550" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/6794ec773120a.mp4"][/video]

Lexo më tej:“Squid Games” te Tirana: ikën Magani kthehet Shkëmbi, rrokada invers e para 9 javëve

Sinjale të mira për Shkëmbin edhe nga debutuesit Vera dhe Silva, që kombinuan bukur, me këtë të fundit që shënoi golin e tretë. Shkëmbi sjellë kështu fitoren që mungonte që prej takimit me Bylisin në fakt. Për ironi të fatit, edhe Magani debutoi pikërisht ndaj ballshiotëve, kur zëvendësoi Shkëmbin në pankinë dhe në atë ndeshje fitoi 4-0, por pastaj gjërat u kthyen sërisht keq për Tiranën. Tani Shkëmbi shpreson që mos t'i ndodhë si Maganit në rikthimin në pankinën bardheblu.

[video width="550" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/6794f49707c74.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI