Flash

Putin i shkel syrin Trump: Nëse do ishte ai president, lufta s'do kishte nisur

Lapsi.al 24 January 2025
Putin i shkel syrin Trump: Nëse do ishte ai president, lufta s'do

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se ishte gati të takohej me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, duke lavdëruar presidentin e sapozgjedhur përpara takimit të tyre të pritshëm dhe duke i bërë një qokë publike.

"Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie biznesi, pragmatike dhe madje besimi me presidentin aktual. Dhe nuk mund të mos pajtohem se nëse fitorja e tij nuk do të ishte vjedhur në vitin 2020, kriza në Ukrainë mund të mos kishte shfaqur në vitin 2022”, deklaroi Putin.

Pra Presidenti rus së pari i bëri jehonë pretendimeve të Trump se zgjedhjet në 2020-n iu vodhën dhe së dyti përsëriti tezën e famshme të Trump gjatë fushatës së tij për president se, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte në detyrë.

Putin vazhdoi me lavdërimet për Trump, duke sinjalizuar interesin për një marrëveshje të shpejtë për luftën në Ukrainë dhe më gjerë.

“Është sigurisht më mirë që të takohemi dhe, bazuar në realitetet aktuale, të diskutojmë me qetësi të gjitha fushat me interes si për SHBA-në ashtu edhe për Rusinë”, tha Putin gjatë një interviste me gazetarin e televizionit shtetëror, Pavel Zarubin.

"Ne jemi gati," tha Putin, duke shtuar se ai dhe Trump mund të gjejnë "terren të përbashkët" për zgjidhjen e çështjeve strategjike të sigurisë dhe ekonomike.

Pasi u betua për mandatin e tij të dytë të hënën, Trump u tha gazetarëve se pret të takojë Putinin "së shpejti". 

Lexo më tej: Propozimi i The Economist: Cila është marrëveshja më e mirë e mundshme me Rusinë 

Udhëheqësi rus e përgëzoi Trumpin si "pragmatik" dhe "të zgjuar", pavarësisht kërcënimeve të fundit të presidentit amerikan për sanksione të reja ndaj Moskës, nëse ajo nuk i jep fund luftës gati trevjeçare kundër Ukrainës.

Putin gjithashtu theksoi shqetësimet e përbashkëta ekonomike, duke argumentuar se luhatjet ekstreme në çmimet e naftës dhe sanksionet e SHBA dëmtojnë të dy vendet.

“E kam të vështirë të imagjinoj marrjen e vendimeve që do të dëmtonin ekonominë amerikane”, tha Putin.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI