Flash

Parashikimi i motit: Dominojnë kthjellimet dhe vranësirat

Lapsi.al 24 January 2025
Parashikimi i motit: Dominojnë kthjellimet dhe vranësirat

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin. Vranësira pritet të ketë vetëm në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës t'i bëj gradualisht më të dukshme vranësirat. Në skajin verior dhe verilindor ato do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Ndërsa në pjesën më të madhe do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes. Ato mbeten konstante duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 18°C maksimalja. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi jugor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosovë

Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike edhe në republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat veriore dhe zonat qendrore. Kjo do të sjellë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes. Ato mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja. Era do të fryjë mesatare, herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit. Më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat veri-verilindore duke sjellë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes. Ato mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale deri në 10°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare dhe e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor.

Europa

Ishujt Britanikë do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu; të cilat herë pas here do të jenë me intensitet të lartë; Gjithashtu; me vranësira dhe reshje të dendura dëbore do të paraqiten rajoni i Baltikut si edhe Europa qendrore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet me mot të qëndrueshëm ku moti i kthjellët, por i ftohtë do të jetë dominant; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të ftohta dhe të thata më origjinë Lindore.

Të këshilluara

AFP: Rama "tërhiqet" nga mbyllja e TikTok

Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, thekson se Rama mund të heqë dorë nga qëndrimin e tij, duke mos e mbyllur TikTok-un, pas takimit me një zyrtare të kësaj platfo...

13:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI