Flash

Historia që tronditi Italinë/ Flet gruaja që rrëmbeu një fëmijë në spital

Lapsi.al 24 January 2025
Historia që tronditi Italinë/ Flet gruaja që rrëmbeu

Rrëmbimi i një vajze të sapolindur nga një spital në Kozenca të Italisë ka marrë vëmendje të veçantë në mediat e vendit fqinj. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë kur një grua hyri në dhomën e nënës së re e veshur si infermiere dhe mori fëmijën me pretendimin se duhet ta shihte mjeku.

Pas disa minutash, kur vuri re se fëmija nuk po i kthehej nëna vuri alarmin. Policia e gjeti vajzën e mitur të veshur me rroba djemsh, në një makinë, në shoqërinë e një çifti të cilët u vunë në pranga.

Rosa Vespa, la cameretta e il fiocco azzurro. Quel dettaglio dell'8 gennaio

Këtë premte ata dolën para gjykatës ku janë mësuar detaje të reja. Gruaja, Rosa Vespa ka marrë përsipër të gjithë krimin duke shfajësuar bashkëshortin e saj Aqua Moses, citon lapsi.al. Edhe vetë burri tha se nuk kishte dijeni për krimin dhe se për muaj të tërë gruaja e kishte mashtruar se ishte shtatzënë duke i treguar ekografi dhe analiza. Gjykatësi vendosi të lirojë burrin ndërsa gruaja mbeti në qeli.

“Ai është me të vërtetë i mërzitur nga e gjithë kjo çështje, por ka konfirmuar se nuk kishte vënë re asgjë. Gruaja i kishte treguar barkun. Ai e kuptoi që nuk ishte djali i tij vetëm kur ajo solli një vajzë në shtëpi dhe menjëherë pasi mbërriti policia”, - ka shpjeguar avokati i tij.

Gruaja ka thënë se ka falsifikuar shtatzëninë e saj për 9 muaj, madje ka mashtruar edhe bashkëshortin e saj duke sqaruar se nuk ka dashur të lëndojë askënd.

May be an image of 2 people, beard, people smiling and text

“Ishte një plan që rritej ditë pas dite. Nuk kisha një plan të saktë. U bllokova në një gënjeshtër që nuk mund ta përballoja. Nuk e di pse e bëra. Kishte shumë vite që kisha dëshirë për mëmësi. Nuk e kisha në plan ta rrëmbeja atë vajzën e vogël. Ishte një rastësi. Nuk dija më çfarë të bëja dhe hyra në atë dhomë. Isha e dëshpëruar sepse nuk dija si të dilja nga kjo situatë. Më vjen keq për atë që bëra dhe i kërkoj falje asaj nëne” – deklaroi ajo.

E pyetur për abortet e mëparshme që kishte deklaruar në polici, ajo shtoi: “Nuk kam humbur asnjë fëmijë. Edhe ato ishin gënjeshtra”. Për të bindur partnerin e saj se ishte shtatzënë dhe kishte sjellë në jetë djalin e tyre, ajo i tregoi burrit edhe një letër false të daljes nga spitali. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI