Flash

Dëbuan aktivistët, edhe 2 shqiptarë, Kroacia lajmëron qytetarët mos të ikin në Serbi

Lapsi.al 24 January 2025
Dëbuan aktivistët, edhe 2 shqiptarë, Kroacia lajmëron

Ministria e Jashtme e Kroacisë i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Serbi. Deklarata erdhi pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Beograd ku u arrestuan dhe më pas u dëbuan të paktën 14 anëtarë të organizatave të shoqërisë civile.

“Tregoni kujdes. Monitoroni situatën aktuale dhe merrni informacione më të detajuara para se të udhëtoni për shkak të veprimeve të regjistruara të papërshtatshme dhe të pabaza të autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj qytetarëve kroatë”, thuhet në njoftimin për media.

Një grup policësh civilë bastisën mëngjesin e djeshëm hotelin ku po qëndronin aktivistët. Mes tyre ishin dhe dy shqiptarë. Ata u shoqëruan në polici, u morën në pyetje për orë të tëra dhe u detyruan të firmosin dokumente pa ditur përmbajtjen. Dokumentet rezultoi se ishin fletë dëbimi për një vit nga Serbia me arsye për “sigurinë kombëtare”.

Në një letër të hapur, 310 organizata nga e gjithë Europa u bën thirrje “institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare të BE-së që t’i marrin seriozisht këto shkelje të të drejtave të njeriut të kryera nga qeveria serbe dhe të përdorin mjete politike dhe institucionale për ta mbajtur qeverinë serbe përgjegjëse për veprimet e saj kundër qytetarëve dhe qytetarëve të saj të vendeve fqinje që përballen me shkelje të të drejtave civile, të dokumentuara në detaje nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Të këshilluara

AFP: Rama "tërhiqet" nga mbyllja e TikTok

Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, thekson se Rama mund të heqë dorë nga qëndrimin e tij, duke mos e mbyllur TikTok-un, pas takimit me një zyrtare të kësaj platfo...

13:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI