Flash

Çfarë po ndodh me Veliajn? Gjiknuri: Nëse rri gjatë në pushtet...

Lapsi.al 24 January 2025
Çfarë po ndodh me Veliajn? Gjiknuri: Nëse rri gjatë

Sekretari për Çështje Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri u pyet në emisionin "Log." në News 24 se çfarë po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjiknuri u shpreh se Veliaj është bashkëdrejtues i listës së PS-së për Tiranën. Ai shtoi se nëse një politikan qëndron gjatë në pushtet, është normale që do të ketë edhe akuza.

“Erion Veliaj është në punën e tij. Tashmë ka nisur edhe një hetim ndaj tij. Është bashkëdrejtues i listës së Tiranës. Është bërë shumë mirë që Tirana ka 3 drejtues, pasi është qark që ka shumë deputetë.

Një taktikë të tillë e kam ndjekur edhe vetë në Vlorë, një pjesë të qarkut e drejtoja vetë dhe një pjesë ia delegoja një tjetër deputeti, duke qenë se ishte territor relativisht i madh. Janë taktika normale.

Nëse ke shumë kohë në pushtet, do përballesh dhe me akuzat, është krejtësisht normale”, - deklaroi Gjiknuri.

Deputeti socialist tha se PD është "në ditën më të zezë" për shkak se ka bërë gabime strategjike.

"PD është në ditën më të zezë të veten. Partia Demokratike ka bërë gabime strategjike. Nëse le mandatet, ti preve gjymtyrët e tu. Ti shkatërrove strukturat e tu, dorëzove mandatet.

Nuk e ka bërë këtë gjë vetëm Lulzim Basha, se asgjë nuk bëhej në PD pa fjalë të Berishës. Më pas u krijua një grup tjetër parlamentar, që nuk kishin shumë vota. E kemi mundur Berishën edhe pa non grata" - tha Gjiknuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI